...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Erdogani: Do të zgjerojmë ofensivën turke në Siri kundër milicisë kurde

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u zotua të shtunën të zgjerojë ofensivën e Turqisë në Siri kundër milicisë kurde, në qytetet kryesore kufitare të kontrolluara nga grupi deri në kufirin me Irakun.

Voa

11/03/2018 - 09:03

Turqia nisi operacionin e saj duke kërkuar të largojë milicinë e Mbrojtjes Popullore (YPG) nga rajoni i Afrinit në Sirinë e veriut më 20 janar dhe Erdogani tha të enjten se forcat e tij mund të hyjnë në qytetin Afrinit në "çdo moment".

Por Ankaraja gjithmonë ka kërcënuar të zgjerojë operacionin në lindje për të larguar YPG-në nga territoret që kontrollon deri në Irak.

Turqia e konsideron YPG si një grup terrorist dhe një degë të militantëve të Turqisë që kanë bërë kryengritje prej dekadash.

Shtetet e Bashkuara megjithatë kanë punuar ngushtë me YPG-në në luftën kundër IS-sit dhe kjo ka krijuar tensione mes dy vendeve.

Të shtunën, vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani tha se forcat turke ndodheshin tashmë rreth katër kilometra larg qytetit Afrin.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA