...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Europarlamenti me shumicë miraton Prokurorinë Europiane

Evazion fiskal, pastrim parash, korrupsion: Një prokurori e përbashkët duhet të hetojë shpërdorimin ndërkufitar të parave të BE-së dhe dhe të ngrejë paditë. Parlamenti në Strasburg e miratoi këtë.

DW

06/10/2017 - 11:09

Pas bisedimesh që kanë zgjatur me vite ministrat e Drejtësisë të 20 vende anëtare patën rënë dakord për projektin e një Prokurorie Europiane. Tani edhe Parlamenti i BE-së në Strazburg e miratoi projektin për krijimin e një Prokurorie Europiane. Deputetët miratuan me shumicë të madhe krijimin e këtij organi të ndjekjes penale, që i financuar nga BE-ja në vendet e veçanta anëtare do t'u kundërvihet mashtrimeve.

Prokuroria Europiane (EPPO) do të veprojë jo vetëm kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe abuzimeve me paratë e BE-së, por edhe p.sh. kundër mashtrimeve me taksën mbi vlerën e shtuar në nivel ndërkufitar. Sipas të dhënave të Komisionit të BE-së vendeve anëtare vetëm prej abuzimeve me TVSH-në të paktën 50 miliardë Euro trë ardhura nga tatimet në vit.

EPPO do ta ketë selinë në Luksemburg

Ky autoritet i ri do ta ketë selinë në Luksemburg dhe do të nisë nga puna nga viti 2020. Përveç kësaj secili nga vendet pjesëmarrëse do të emërojë të paktën një prokuror të deleguar, i cili do të jetë aktiv në vendin e tij, por do të basahkëpunojë me Prokurorinë Europiane. 

Tetë vende të BE-së nuk e përkrahin këtë nismë, ndër to edhe Polonia dhe Hungaria, që marrin veçanërisht shumë para nga BE-ja. Njëzëri u miratua ky autoritet i ri nga Gjermania. Ministri gjerman i Drejtësisë , socialdemokrati Heiko Maas, vlerësooi, se hetimi dhe ndjekja penale në nivel kombëtar dhe europian tashmë do të "harmonizohen dhe kësisoj do të bëhen shumë më efektive". Politikani i ekologjistëve Jan Philipp Albrecht në intervistë për radion kombëtare Deutschlandfunk, e cilësoi këtë si një "sukses gjigand" në një fazë të vështirë për Europën. Ndoshta, theksoi ai, mandati i EPPO më vonë mund të zgjerohet edhe në fusha të tjera si p.sh. në luftën kundër terrorit.   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA