...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Faza e re e (kundër)sulmeve mes Perëndimit dhe Turqisë: sa kohë duhet për ta gjunjëzuar?

Arrestimi i stafit të ambasadës në Ankara tendos tensionet më tej mes aleatëve

09/10/2017 - 13:33

Lira dhe bursa turke u tronditën pasi Amerika pezulloi vizat me Turqinë pas grindjes që u zhvillua mes dy vendeve për arrestimin e një punonjësi amerikan në ambasadën amerikane në Turqi dhe veprimit të gazetave lokale që qarkulluan fotografi, adresa banimi dhe ‘fakte’ duke nënkuptuar se tregonin lidhjet mes punonjësit dhe qindra prokurorëve turq të mërguar. Zyrtarët turq dhe gazetat pro-qeverisë kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur diplomatët e SHBA-së dhe kolegët e tyre për mbështetjen e Gylenit, grupeve terroriste dhe për grushtin e shtetit të dështuar të vitit të kalur.

Erdogani është shqetësuar nga refuzimi i Amerikës për të ekstraduar Gylenin, është frustruar për mbështetjen e militantëve të kurdëve të Sirisë, dhe zemëruar për paraburgimin e një biznesmeni turko-iranian për përfshirjen e tij të supozuar në një skemë sanksione-goditëse për të shitur ar në Iran.

Pavarësisht se Trampi tha se Erdogani është miku im kur u zhvillua asambleja e përgjithshme në OKB, dhe sjelljes brutale të rojeve të Erdoganit në rrugët e Uashingtonit, ky i fundit po skicon vijat e kuqe për sjelljen e Turqisë. Siç citoi një ish ambasador turk në BE: “kjo gjendje është e pashembullt — në dekadat e mija si diplomat turk, nuk më kujtohet një rast i vetëm ku një vend të ketë vendosur ndalim vizash mbi Turqinë, kështuqë jemi në terren të panjohur”.

Erdogani do të përballet me një sulm tjetër nga partnerët e tij perëndimorë në fund të këtij muaji: Merkeli po shtynë udhëheqësit e BE-së për të mbajtur një linjë më të ashpër kundrejt Turqisë në një mbledhje të BE-së javën tjetër, duke përfshirë shkurtime të mundshme prej miliona eurosh të fondeve vjetore për moslejimin e Ankarasë në ankande. Qendrimi i ashpër i Merkelit vjen pasi Erdogani ka ndaluar qytetarë, duke përshirë gazetarë dhe punëtorë të të drejtave të njeriut, përgjatë fazës së masave të rrepta të Ankarasë.

Por Merkeli dëshiron të ruajë marrëdhënie pune me Turqinë në një përpjekje për të mbajtur gjallë marrëveshjen e emigracionit. Por edhe nëse Erdogani e prish marrëveshjen BE-ja ka marrë masa për kontrollin e kufijëve të saj. Besohet se gjermanët e ndaluar nga Turqia mbahen peng për t’u përdorur nga Turqia si atu negociatore për të shtyrë ekstradimin e zyrtarëve ushtarak turq të cilët kanë siguruar azil në Gjermani. Vendimi i Amerikës e vendos Turqinë në një listë me shtetet pariá (të dëbuar) si Koreja Veriore, Irani dhe Libia qytetarët e të cilëve përballen me kufizime për të udhëtuar në Amerikë.

Për pasojë, ekonomia turke ka marrë goditjen tjetër: ndërsa rritja e saj është shkaktuar nga zemërgjerësia e Ankarasë për të injektuar në sistem miliarda dollarë si kredit të ri, deficiti i llogarisë rrjedhëse mund të rritet deri në fund të vitit deri në 5 për qind të PPB-së kur dihet se ekonomia e saj varet nga financa globale që aktualisht shton më shumë se 70 për qind të hyrjeve. Nevoja e Turqisë për financën e jashtme është më shumë se 27 për qind të PPB-së çdo vit vetëm për të mbuluar borxhet e marrë përgjatë bumit të ndërtimit të fryrë me kredit i cili ka mbajtur gjallë ekonominë për një dekadë.                   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA