...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Gjermania kufizon marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut por jo Kina dhe Rusia

Gjermania reagoi ndaj testit të ri me raketa atomike të Koresë së Veriut. Por ky hap i qeverisë gjermane nuk shkon deri në atë masë sikurse kërkon SHBA-ja. Kina dhe Rusia nuk duan t'i përgjigjen thirrjes së SHBA-së.

01/12/2017 - 11:57

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Sigmar Gabriel pas bisedimeve në Uashington me ministrin e Jashtëm të SHBA-së, Rex Tillerson, deklaroi, se një diplomat gjerman nga Penjani do të tërhiqet. Njëkohësisht Koresë së Veriut i bëhet thirrje, që të tërheqë një diplomat nga Berlini. "Presioni ndaj Koresë së Veriut do të rritet", tha Gabriel. Sipas të dhënave të tij ambasadori koreano-verior është njoftuar për këtë vendim të qeverisë gjermane qysh të mërkurën (29.11). Tërheqja e diplomatit erdhi pas thirrjes së SHBA-së për të tërhequr ambasadorin gjerman nga Penjani. Pas testit më të fundit të një rakete bërthamore ndërkontinentale nga Koreja e Veriut SHBA u kërkoi vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Koresë së Veriut duke tërhequr ambasadorët e tyre nga Penjani. Veçanërisht thirrja e SHBA-së për rirtjen e presionit ndaj Penjanit i adresohej Kinës dhe Rusisë. Por as Kina e as Rusia nuk duan t'i përgjigjen kërkesës së SHBA-së, duke konsideruar se problemi mund të zgjidhet në mënyrë diplomatike.

Ambasadori gjerman mbetet në Penjan

Gjermania e ka refuzuar pjesërisht këtë kërkesë. "Natyrisht ne bisedojmë me kolegët tanë europianë, nëse është e nevojshme të rritet edhe më tej presioni diplomatik", theksoi Gabriel.

Më parë koordinatori për marrëdhëniet transatlantike i qeverisë gjermane, kristiandemokrati  Jürgen Hardt e hodhi poshtë kërkesën e SHBA-së për tërhqjen e ambasadorit. Problemi i Koresë së Veriut mund të zgjidhet vetëm në mënyrë diploamtike, tha politikani. Për një zgjidhje të tillë europianët nuk mund të varen vetëm tek ambasada kineze dhe ajo ruse në Penjan. „Eshtë mirë që Europa e kësisoj Perëndimi të kenë një spirancë përmes ambasadorëve të tyre në Penjan ", tha Hardt.

Ministri i Jashtëm gjerman ka shkuar në SHBA për të biseduar mbi qendrimin e mëtejshëm ndaj Iranit, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu dyshime për qendrimin e vendit të tij në marrëveshjen atomike me Iranin. Edhe gjendja në Ukrainë dhe reagimi i fundit ndaj testit bërthamor të Koresë së Veriut janë në agjendën e bisedimeve.   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA