...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Gjermania shënon nivelin më të ulët të papunësisë që nga viti 1990

Agjensia e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, njoftoi se niveli i papunësisë në bllokun e 19-të vendeve të Eurozonës ra në nivelin 8.8% gjatë muajit tetor. Kjo është shifra më e ulët që në muajin janar të vitit 2009, kur Evropa dhe shumë vende të botës ishin në reçension.

VOA

01/12/2017 - 18:46

Gjermania, vendi me ekonominë më të madhe të Evropës, njoftoi sot se niveli i papunësisë ra në nivelin 5.3% gjatë muajit nëntor, niveli më i ulët që kur Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore u bashkuan në vitin 1990.

Megjithëse Kancelarja Angela Merkel po has vështirësi në formimin e një koalicioni qeveritar, ekonomia mbetet e fortë, me rënie të vazhdueshme të nivelit të papunësisë dhe rritje të kërkesave për produkte gjermane nga vende të tjera.

Ekonomitë në Gjermani dhe në Evropë po ndjekin kështu tendencat në Shtetet e Bashkuara, ekonominë më të madhe të botës, ku papunësia ra në 4.1%, niveli më i ulët në 17 vjet. Por, shifrat amerikane dhe evropiane tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm që u shfaq me ngadalësi pas humbjeve të jashtëzakonshme të vendeve të punës dhe papunësinë e lartë të 7-9 viteve më parë.

Eurozona njoftoi se 14 milionë njerëz ende mbeten pa punë, por se janë 1.5 milionë më pak të papunë se disa vite më parë. Në Spanjë, niveli i papunësisë ra nga 25% në 16.7%.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, tha se ndërsa rrogat nuk po rriten sa ç’duhet, ato të vazhdojnë të rriten gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa ekonomia e kontinentit do të vazhdojë rimëkëmbjen.

Patrick Chovanex, i firmës në Nju Jork “Silvercrest Asset Management”, i tha Zërit të Amerikës se tashmë SHBA-ja gjendet në vitin e tetë të rimëkëmbjes.

“Është një rimëkëmbje me ulje-ngritje. Gjatë viteve të fundit, disa pjesë të ekonomisë janë forcuar dhe disa të tjera janë zbehur njëkohësisht. P.sh. ndërsa strehimi ka ecur mirë, prodhimi i materialeve ka qenë i dobët, dhe anasjelltas. Ndonjëherë koinçidojnë që rriten njëkohësisht. Në këtë moment shohim se disa elementë të ekonomisë janë forcuar njëkohësisht. Të shpresojmë që kjo do të vazhdojë”, tha zoti Chovanex. Voa  

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA