Gjithë njerëzit me sy blu kanë një para-ardhës të përbashkët
SHJ
24/09/2017 - 08:25
Një hetim i ri tregon se gjithë njerëzit me sy blu kanë një para-ardhës të përbashët. Ky para-ardhës jetoi më shumë se 6,000 vjet më parë dhe bartte një mutacion gjenetik që tashmë është përhapur përgjatë botës. Shkaku i përpiktë mbetet të përcaktohet por shkencëtarët dinë se ngjyra e syve filloi të ndryshonte shumë më parë se të fillonte historia e shkruajtur. Gjithë njerëzit me sy blu kanë një para-ardhës të përbashkët, të lindur rreth 6,000-10,000 vjet më parë. Sytë blu shkaktohen nga një mutacion gjenetik. Për vite me rradhë, studiuesit kishin kërkuar për të - në genin OCA2. Ky gen përcakton sasinë e pigmentit në sytë tanë. Por ajo ç’ka ata kërkonin nuk ishte atje. Mutacioni u gjetë në një gen krejtësisht tjetër të quajtur HERC2. Ky gen fik OCA2, domethënë, fik kafen dhe zbulon blunë. Çdo njeri me sy blu ka pikërisht të njëjtin mutacion. Hamendësohet se ky mutacion ka filluar kur njerëzit emigruan nga Afrika në Europë.
Sidoqoftë, qarkullon dhe një teori tjetër se ndryshimet ‘mutacionale’ janë nxitur “nga jashtë” — nga jashtëtokësorët. Për të njëjtë arsye njeriu konsiderohet qenie ‘hibride’. Domethënë, pjesërisht rezultat i kushteve klimatike tokësore dhe pjesërisht i ndërhyrjes “nga jashtë”. Të tjerë argumentojë se ‘’llojet” e njerëzve kanë ardhur nga planetë të tjerë. Pas kësaj racionale qendron arsyetimi se ne nuk jemi qenie ‘evolucionare’ siç na e paraqet Darvini dhe të tjerë si ai —domethënë, qenie që rrjedhin nga ndryshimet gjenetike të primatëve —sepse po të ishte kështu, pyesin me të drejtë, pse majmunët, të cilët bëjnë pjesë në grupin shtazor të primatëve, nuk ndryshojnë?—dhe se njerëzit janë të njëjtë që kur janë shfaqur dhe nuk ndryshojnë në një qenie tjetër, më të “përparuar”, siç na sugjeron “racionalja” darviniste. Sidoqoftë, këto teori mbeten për t’u shqytuar në analizat përkatëse.
Lajmi se njerëzit me sy blu kanë një para-ardhës të përbashkët nuk duhet të na çudisë. Por duhet të na gëzojë për vetë faktin se njerëzit janë të gjithë ‘vëllezër’...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 30 reads