...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Guterres/OKB: Njerëzit po bëjnë luftë vetvrasëse me natyrën - jeta e planetit po shkatërrohet

Planeti ynë është coptuar. Njerëzit po bëjnë luftë me botën e natyrës. Kjo është vetvrasje. Natyra gjithnjë kundësulmon, dhe po e bën këtë me mbledhjen e fuqisë dhe zemërimit. Biodiveristeti po rrënohet, shkretëtirat po përhapen, oqeanet po mbyten me mbetje plastike

SHJ

02/12/2020 - 09:17

Në ditën e parë të dhjetorit 2020 u publikua një analizë e Gjurmuesit të Veprimit Klimatik sipas së cilës synimet e marrëveshjes së Parisit për ta mbajtur temperaturën në 2.1 °C dhe jo 3 °C mund të realizohen deri në vitin 2100 sepse disa vende të mëdha kanë premtuar të ulin çlirimet. Kina do t`i ulë çlirimet deri në vitin 2060 në zero; Japonia dhe Koreja e Jugut janë zotuar t`i çojnë në zero në vitin 2050; Afrika e Jugut dhe Kanadaja kanë njoftuar gjithashtu synime të njëjta; dhe Amerika e Bajdenit ka vendosur të njëjtin objektiv. 

Një ditë më pas, Sekrateri i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, citoi në një deklaratë se, “le të përballemi me faktet: planeti ynë është coptuar. Njerëzit po bëjnë luftë mbi botën e natyrës. Kjo është vetvrasje. Natyra gjithnjë kundësulmon, dhe po e bën këtë me mbledhjen e fuqisë dhe zemërimit. Biodiveristeti po rrënohet, shkretëtirat po përhapen, oqeanet po mbyten me mbetje plastike. Për 30 vjet në oqeane do të ketë më shumë plastik sesa peshk”.

Guterres kërkon të vendosë ndryshimet klimatike në zemër të misionit të OKB-së për çlirimet globale.

Ai tha se “objektivi qendror” i saj për vitin tjetër do të jetë të ndërtojë një koalicion të vërtetë botëror rreth nevojës për zvogëlimin e çlirimeve në “zero neto”—një koncept që nënkupton se çlirimet e gazrave do të zvogëlohen sa të jetë e mundur duke balancuar çdo çlirim të mëtejshëm me heqjen e të njëjtës sasi nga atmosfera. Ai tha se çdo vend, qytet, institucion financiar dhe ndërmarrje “duhet të adoptojë plane për kalimin në çlirimet zero neto deri në vitin 2050. Ndaj ata do të duhet të marrin veprime vendimtare tani për të vendosur veten në udhën drejt realizimit të këtij misioni. Synimi është të zvogëlohen çlirimet botërore me 45% deri në vitin 2030. Pikat që Guterres parashtron janë:

• vendos një çmim mbi karbonin;

• përjashto financimin e energjisë fosile dhe jepi fund subvencioneve të energjisë fosile;

• zhvendos barrën e taksës nga të ardhurat te karboni, dhe nga taksapaguesit tek ndotësit;

• integro synimin e neutralitetit të karbonit (një koncept i ngjashëm me zero neton) në gjithë politikat ekonomike dhe fiskale dhe vendime; dhe

• ndihmo ata rreth botës që po përballen tashmë me ndikimet e tmerrshme të ndryshimeve klimatike.                  

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA