...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kina dhe Rusia paralajmërojnë Amerikën për sanksionet ushtarake

Moska tha se Uashingtoni po ‘luan me zjarrin’ ndërsa Bejxhingu i bëri thirrje Amerikës për anulimin e sanksioneve

SHJ

21/09/2018 - 20:37

Kina u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të tërheqin sanksionet e vendosura ndaj një agjencie ushtarake kineze për blerje armësh nga Rusia ose "do të përballen me pasoja".

Duke folur për gazetarët të premten, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang tha se Pekini u kishte paraqitur një protestë zyrtare Shteteve të Bashkuara.

"Veprimet e SHBA-së kanë shkelur seriozisht parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kanë dëmtuan seriozisht marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy ushtrive", tha zëdhënësi.

Rusia reagoi gjithashtu të premten nëpërmjet zëvendës ministrit të jashtëm Sergei Ryabkov duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se "janë duke luajtur me zjarrin".

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të enjten ndaj një agjencie ushtarake kineze për blerjen e armatimeve ruse në kundërshtim me sanksionet amerikane ndaj Rusinë.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se do të penalizonte menjëherë një njësi të ushtrisë kineze që mbikqyr teknologjinë e mbrojtjes së vendit, për kryerjen e transaksioneve me “Rosoboronexport”, eksportuesin kryesor të armëve të Rusisë.

Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, Kina ka blerë aeroplanë luftarakë rusë Sukhoi Su-25 dhe raketa S-400.

Blerjet shkelin një ligj amerikan të vitit 2017 për vendosjen e sanksioneve që synonte të ndëshkonte Rusinë për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ligji parashikon dhe vendosjen e sanksioneve ndaj çdo pale të tretë që kryen një "transaksion të rëndësishëm" me industrinë ruse të mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione për të ndëshkuar një blerës të armëve ushtarake ruse. Voa   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA