...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Komanda strategjike amerikane: një luftë bërthamore me Kinën dhe Rusinë nuk përjashtohet

Komanda strategjike amerikane vlerëson se një luftë bërthamore mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë është e mundshme

SHJ

06/02/2021 - 08:10

Komanda strategjike amerikane vlerëson se një luftë bërthamore mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë është e mundshme. “Në Komandën Strategjike të SHBA-së ne e vlerësojmë të ulët mundësinë e përdorimit bërthamor, por jo të “pamundur”, veçanërisht në një krizë dhe meqënse kundërshtarët tanë bërthamor vazhdojnë të rrisin aftësitë dhe ushtrojnë veten botërisht”, citon në një artikull admirali Charles A. Richard, ose shefi i STRATCOM, në faqen e Institutit Detar të SHBA-së.

Gjatë luftës së ftohtë, gjykon admirali, nuk ishte e nevojshme të konsideronim mundësinë e konkurrencës së fuqive të mëdha, krize, ose luftë të drejtëpërdrejtë ushtarake me një rival bërthamor.

Fatkeqësisht, mjedisi aktual nuk na lejon më atë luks.  “Ndërsa përqendrimi i Deparatamentit të Mbrojtjes ka qenë në kundërterrorizëm, Rusia dhe Republika Popullore e Kinës kanë filluar agresivisht të sfidojnë normat ndërkombëtare dhe paqen botërore duke përdorur mjete pushteti dhe kërcënime ushtarake në mënyra të padëshmuara që nga koha e kulmit të Luftës së Ftohtë—dhe në disa raste, në mënyra të padëshmuara përgjatë Luftës së Ftohtë, si kibersulme dhe kërcënime në hapësirë”, argumenton mes të tjerash autori.

Nëse Amerika nuk vepron, citon më tej ai “momenti kur nisma e një kundërshtari realizohet, Amerika do të detyrohet nëse do të pranojë “normën e re” të tyre, përdor fuqi ushtarake për të rithemeluar status quo-në, ose të vendosim “normën tonë të re”.         

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA