...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Komisioni Evropian shënjestron armët e Enver Hoxhës dhe çarmatosjen e plotë të Shqipërisë

Komisioni Evropian njoftoi një plan tjetër dje lidhur me shpenzimin e 150 miliardë eurove në armatime ku parashikohet se do të blihen ‘pjesë’ dhe nga Shqipëria

Ylli Përmeti

20/03/2025 - 08:18

Komisioni Evropian njoftoi një plan tjetër dje lidhur me shpenzimin e 150 miliardë eurove në armatime ku parashikohet se do të blihen ‘pjesë’ dhe nga Shqipëria–hamendësisht, pjesët e armëve të Enver Hoxhës që kanë mbetur, të cilin e mallkojnë ditë-e-natë...do t`i blejë Brukseli për të luftuar kundër Rusisë dhe do të majm Ramën dhe ca të tjerë! 

'Sipas kushteve të planit, vendet e BE-së do të jenë në gjendje të shpenzojnë kreditë për prodhime duke përdorur komponentë nga Norvegjia, Koreja e Jugut, Japonia, Shqipëria, Moldavia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, thanë zyrtarët', raporton FT. 

Pjesën tjetër të planit lexojeni ose këtu ose në libër… 

Plani, sipas të njëjtit raport, ka shkaktuar përplasje mes aleatëve: 

BE do të përjashtojë SHBA-në, Britaninë dhe Turqinë nga fondi i riarmatimit prej 150 miliardë eurosh

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA