...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Koncernet (monopolet) shumëkombshe paguajnë shumë pak tatime në BE

Gati askund në BE, koncernet e mëdha nuk paguajnë tatimin e plotë të paraparë. Më pak tatime ato paguajnë në Luksemburg, konkludon një studim i Të Gjelbërve në Parlamentin Europian.

DW

23/01/2019 - 13:19

Mes tatimeve që duhen paguar zyrtarisht dhe tatimit të paguar vërtet nga koncernet e mëdha shumëkombëshe ka një hendek të madh, raporton gazeta "Süddeutsche Zeitung" bazuar mbi një studim ende të papublikuar të Partisë së Gjelbër në Parlamentin Europian. Më pak tatime ato paguajnë në Luksemburg. Në kohën kur tatimi nominal aty në vitet 2011-2015 qëndronte në nivelin 29%, realisht koncernet kanë paguar një tatim prej 2%. Edhe në Austri, Hungari, Hollandë diferenca mes tatimit real dhe atij zyrtar është shumë e madhe. Në Gjermani kjo diferencë nuk është shumë e madhe, nga tatimi zyrtar 30%, koncernet kanë paguar 20% tatime. Vetëm në Bullgari nuk ekziston ky hendek.

Duhet vepruar kundër praktikave të dyshimta

Zëdhënësi i Të Gjelbërve në Parlamentin Europian, Sven Giegold kërkoi më shumë transparencë për praktikat e tatimeve të koncerneve shumëkombëshe. "Komisioni Europian ka bërë një propozim të mirë për transparencën e koncerneve të mëdha", tha Giegold për "Süddeutsche Zeitung". Por ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz duhet të heqë dorë nga bllokada e tij dhe të angazhohet për transparencë më të mirë të tatimeve në vende të ndryshme, tha Giegold. "BE duhet t'u tregojë qytetarëve para zgjedhjeve në Maj, se ajo ndërmerr me efektivitet diçka kundër praktikave tatimore të dyshimta", thotë politikani i Gjelbër.

Edhe organizata ndërkombëtare Oxfam reagoi me kritika. "E nevojshme tani është transparenca, sanksionet r efektshme dhe tatimet minimale të njësuara në BE", tha Tobias Hauschild, ekspert për tatimet në organizatën humanitare. Duhet të marrë fund në shumë vende praktika e ikjes nga përgjegjësia e koncerneve të mëdha për të dhënë "kontributin e duhur në financimin e komunitetit".   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA