...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në me hakmarrje

Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në dhe Korenë e Jugut me hakmarrje për shkak të një manovre të përbashkët detare.

DW

04/12/2017 - 13:03

Në prag të fillimit të manovrës së madhe vjetore detare mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut Koreja e Veriut ashpërsoi sërish tonin dhe kërcënoi me masa hakmarrjeje. Komiteti koreanoverior për Bashkimin Paqësor të vendit i akuzoi të dyja vendet se me manovrën e tyre duan ta shkatërrojnë Korenë e Veriut.

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut kishte deklaruar më parë se "SHBA po e kërkon vetë luftën bërthamore" dhe se "me provokimet e tyre Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të shkaktojnë një valë hakmarrjeje dhe vetëshkatërrimin e tyre."

Südkorea Fernsehübertragung von Raketentest in Seoul (picture-alliance/MAXPPP)

Sipas të dhënave zyrtare në manovrën pesëditore «Vigilant Ace» do të marrin pjesë më tepër se 230 avionë ushtarakë si dhe 12 000 ushtarë. Qëllimi i manovrës është që të forcojë gatishmërinë e të dy vendeve aleate.

Në manovrën e zhvilluar vitin e kaluar morën pjesë 16 000 ushtarë dhe më tepër se 200 avionë.

Nordkorea Raketentest (Reuters/KCNA)

Manovra zhvillohet vetëm pak ditë pasi Koreja e Veriut ndërmori një test të ri me një raketë ndërkontinentale, që u kritikua ashpër prej bashkësisë ndërkombëtare. Pas kësaj prove bërthamore Koreja e Veriut deklaroi se tani mund të sulmojë të gjithë territorin e SHBA-së.   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA