...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kriza e thellë e “gjeneratës Z” në perëndim: pse nuk martohen?

Kjo gjeneratë hyn në moshën e pjekurisë gjatë një kohe të paqartë të shënuar nga pandemia, nga ndryshimet klimatike dhe paqëndrueshmëritë financiare

Ylli Përmeti

09/01/2022 - 09:11

Shoqëritë perëndimore i ka pushtuar shqetësimi se pse nuk martohet “gjenerata Z” —kjo është gjenerata e lindur mes viteve 1997-2012— siç shqetësohen për gjeneratën pararendëse të saj: mijëvjeçarët e lindur mes viteve 1981-90, pavarësisht se ka shumë të pamartuar edhe nga gjenerata X e lindur mes viteve 1965-80.

Sipas studimeve “gjenerata Z” ka një qasje shumë më pragmatike lidhur me marrëdhëniet krahasuar me gjeneratat pararendëse dhe ata nuk kanë shumë jetë seksuale ndërsa shumica beson se marrëdhëniet “nuk do të jenë të përhershme” duke refuzuar “marrëdhëniet romantike”. Kjo gjeneratë hyn në moshën e pjekurisë gjatë një kohe të paqartë të shënuar nga pandemia, nga ndryshimet klimatike dhe paqëndrueshmëritë financiare. Shumë synojnë të arrijnë qendrueshmëri për veten përpara se të fusin një person tjetër në jetën e tyre.

Në vitet 1960-70, një mashkull 25 vjeçar mund të mbeshteste familjen me të ardhurat e tij dhe nuk priste nga gruaja e tij të punonte. Tani kjo duket tejet e pamundur. “Gjenerata Z” rrjedhimisht ka përparësi themelet e financiare si individë. Një shkak tjetër është “kërkimi i shpirtit”—në kuptimin se shumica kërkon të njohë veten një herë pastaj të veprojë; ndaj nuk krijojnë lidhje. Por edhe mungesa e zgjedhjes ka luajtur një rol në këtë drejtim. Nuk mungojnë ata që kërkojnë dikë që i jep kuptim jetës së tyre se sa thjesht një njeri tërheqës.

Studiuesit krahasojnë gjeneratën e viteve `60 kur i pyesinin femrat se pse vendosën të martoheshin dhe ato përgjigjeshin të tronditura se “ishte koha” përsa kohë që kishin hyrë në moshën e pjekurisë ndërsa tani është e kundërta!

Qartësisht, shoqëritë perëndimore jo vetëm që nuk e kanë të qartë se në ç`moshë duhet të martohen të rinjtë por kanë krijuar kushte tejet të pasigurta për ta si në nivel ekonomik ashtu dhe në nivel ekologjik dhe epidemik!

Aristoteli: në ç`moshë ‘duhet’ të martohemi?      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA