...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Mbledhja e “G7” përfundoi në pështjellim ndërsa Trampi braktisi deklaratën e përbashkët

Mosmarrëveshjet tregëtare do të vazhdojnë mes anëtarëve të G7 ndërsa politika e jashtme nuk ndryshon

SHJ

10/06/2018 - 07:57

Trampi u përballë me rezistencë nga udhëheqësit e tjerë dhe veçanërisht nga Kanadaja: sepse Trudeau, presidenti kanadez, iu përgjigj se Kanadaja do të merrte masa shpaguese pasi Amerika imponoi tarifa mbi çelikun kanadez, meksikan dhe europian, për të ruajtur sigurinë e saj. Për të njëjtën arsye, Trampi udhëzoi zyrtarët amerikanë për mosnënshkrimin e njoftimit, të cilin e kishte nënshkruar vetë me herët pavarësisht poteres tregëtare. Në njoftimin e mbledhjes së “G7” në Kanada —mes Amerikës, Britanisë, Francës, Italisë, Japonisë dhe Gjermanisë— të cilët së bashku paraqesin më shumë se 60 për qind të vlerës së rrjetit ekonomik botëror, citohet se shtetet ranë në ujdi mbi nevojën “për treg të lirë, të drejtë dhe në dobi të ndërsjellë” dhe rëndësinë e luftimit të proteksionizmit: “ne përpiqemi të reduktojmë pengesat e tarifave, pengesat e jotarifave dhe subvencionet”, duke përfshirë dhe tre çështje të tjera në politikën e jashtme:

një kërkesë të përbashkët për Rusinë për të ndaluar sjelljen e saj destabilizuese – për përpjekjet e saj për të “minuar demokracinë” dhe të tërhiqet nga mbështetja e presidentit sirian Bashar al-Assad, ndryshe nga sa kërkoi Trampi pak orë përpara mbledhjes: bëri thirrje të ripranohësh Rusia në mbledhjet përkatëse por u refuzua nga Merkeli sepse anëtarët e tjerë ishin kundër idesë; një zotim për të siguruar në mënyrë të “përhershme” se programi bërthamor i Teheranit mbetet i paqtë duke siguruar se Irani nuk do të kërkojë, zhvillojë ose fitojë kurrë një armë bërthamore”; dhe një marrëveshje për mosarrëveshje për marrëveshjen e Parisit (ndryshimit klimatik) pasi Trampi u tërhoq nga marrëveshja vitin e kalur duke kërkuar një marrëveshje të “drejtë”.      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA