...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Një epokë e re teknologjike po agon për njerëzimin dhe jetën planetare: amerikani Greer udhëheqë kursin

Në një konferencë në Spanjën e vitit 2010-të, studiuesi amerikan Steven Greer rrëfen —me rezerva— se është krijuar —për shkak të presionit “nga poshtë” të cilin e udhëheqë ai vetë— një konsensus mes pushteteve që janë jashtë kontrollit të qeverisë amerikane— që teknologjia me bazë energjinë e “zezë”, për të cilën Ylli Përmeti ka folur gjerë e gjatë në një studim të publikuar ndërkombëtarisht vitin e kaluar, i cili u riprodhua në shumë qendra akademike në mënyrë “virale” përveç Shqipërisë!...se...

SHJ

05/08/2018 - 10:29

Në një konferencë në Spanjën e vitit 2010-të, studiuesi amerikan Steven Greer rrëfen —me rezerva— se është krijuar —për shkak të presionit “nga poshtë” të cilin e udhëheqë ai vetë— një konsensus mes pushteteve që janë jashtë kontrollit të qeverisë amerikane— që teknologjia me bazë energjinë e “zezë”, për të cilën Ylli Përmeti ka folur gjerë e gjatë në një studim të publikuar ndërkombëtarisht vitin e kaluar, i cili u riprodhua në shumë qendra akademike në mënyrë “virale” përveç Shqipërisë!...se si ajo ndërvepron me universin dhe rëndësinë e saj —shkurt, se si mund të zhvillojmë burimet energjitike për teknologjinë e epokës së re që po agon— të fillojë të përdoret nga njerëzimi.

Zbulohet historia pas shenjës trekëndore në Britani: rezultat i lidhjes me jashtëtokësorët

Por vetëm teknologjia për të mbuluar nevojat e banesave dhe jo teknologjinë për anijet kozmike, sepse, sipas tij, kjo do të shkaktonte një sërë problemesh për mbrojtjen amerikane. Sipas tij, një fizikant amerikan ka zhvilluar në kushte laboratorike të gjithë teknologjinë e nevojshme për të kaluar në hopin e madh të gjeneratës së re teknologjike. Por zhvillimi i saj është penguar nga pushtetet “kabaliste” amerikane dhe jo vetëm. Në të njëjtën konferencë, Greer rrëfen se ka çeluar bashkëpunim me një qeveri por nuk tregon me cilën. Dyshohet se është Rusia, sepse ai është kontaktuar shumë herë nga autoritetet ruse. Këto ditë Greer po zhvillon një konferencë tjetër me mijëra mbështetës rreth botës. Pritet të qarkullojnë shumë video përmbajtja e të cilave do të jetë me jashtë-tokësorë.

Në një konferencë tjetër, të këtij fillim-viti, Greer kritikon ashpër një pjesë të establishmentit amerikan lidhur me faktin se po mundohen të paraqesin Atacama-n —“qënien” që projekti dhe dokumentari “Sirius” e kishte në qendër të vëmendjes, për të cilin është e vështirë të pretendohet se është “njeri”, sepse ndryshimi i përmbajtjes gjenetike është tejet i madh dhe përbërja fizike gjithashtu— si “njeri” me mutacion gjenetik të pazakontë! Mirëpo, sipas tij, ky pretendim jo vetëm që s’është i vërtetë, për arsyet që ai citon, por të njëjtën qënie zotërojnë dhe autoritet ruse.

Sidoqoftë, me rëndësi është të kuptojmë se në konferencën përkatëse Greer tregon më qartë se kurrë —me dëshmi konkrete— se si dhe nga kush kontrollohet shtypi amerikan dhe si shtrembërohet realiteti lidhur me vizitorët jashtë-tokësor. Ai rrefen, gjithashtu, se në Mars ka banime të vjetra që NASA nuk i tregon, sepse do t’i duhet të rishikojë historinë njerëzore në kohën kur njerëzit besojnë në zot dhe janë indoktrinuar nga fetë. Ai rrëfen, për më shumë, një skenar që mund të realizohet nga pushtetet e feve dominante të njerëzimit: sipas tij, ata pengojnë zhvillimin e teknologjisë përkatëse dhe kërkojnë të sajojnë ardhjen e Krishtit në tokë e të tjera si këto. Por ky është vetëm një fraksion që operon brenda feve: sepse kanë frikë se me teknologjinë e re dhe me pohimin zyrtar se nuk jemi vetëm në univers por dhe me kuptimin se si është zhvilluar njeriu në tokë...do të tronditen themelet e doktrinave përkatëse dhe pushteti i oligarkisë fetare.

Kujtojmë se energjinë dhe teknologjinë përkatëse mund ta kishim prodhuar tashmë në Shqipëri meqënse dija teorike nuk mungon dhe nuk do të prisnim të na e sillnin të tjerët: sepse duhet thënë se ajo do të jetë sërish “copyright” i amerikanëve dhe sigurisht do të ketë kosto. Por një përpjekje paralele po bëhet nga rusët qoftë edhe duke bashkëpunuar me Greer. Flasim për teknologjinë e gjeneratës së parë: për banesat dhe jo për anijet kozmike. Por kështu është kur pushteti politik i injorantëve ka kapur akademitë dhe masmedian dhe populli nuk mbështet kontribute të vyera për njerëzimin dhe jetën mbi tokë...          

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA