...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Një front i ri “luftarak” është krijuar mes Perëndimit dhe Turqisë në Qipro: nafta si subjekt

Në dijeni të plotë të burimeve Erdogani kërcënoi Qipron dhe Greqinë me disa deklarata —se Turqia mund të kontrollojë edhe Egjeun përveç frontit luftarak me Sirinë— por e zbuti retorikën e tij lidhur me përplasjen e qëllimshme që ndodhi mes një anije ushtarake greke që patrullonte në kufirin detar me Turqinë dhe një anije turke.

SHJ

13/02/2018 - 15:25

Një ndërmarrje naftënxjerrëse italiane dhe franceze njoftoi se ka gjetur naftë në jugperëndim të Qipros, në parcelën “6”, ku sipas vlerësimeve ka rreth 230 miliard m² naftë, ndërsa në parcelën “12”, ka rreth 20 miliard m². Kjo parcelë do të shfrytëzohet nga Izraeli, Amerika dhe Hollanda dhe do të transportohet ose në Izrael ose në Qipro për t’u magazinuar. Për të mbuluar nevojat e tij Qiprua ka nevojë për rreth 1 miliard m² në vit. Si pasojë, qeveria e Qipros i ofron palës turke të Qipros çmim të ulët të energjisë elektrike. Por thuajse gjithë kjo zonë kontrollohet nga flota ushtarake turke: Navtex, e cila nuk lejon përparimin e shfrytëzimit të burimeve, përveç burimi “12” ku është projektuar Izraeli etj. Në dijeni të plotë të burimeve Erdogani kërcënoi Qipron dhe Greqinë me disa deklarata —se Turqia mund të kontrollojë edhe Egjeun përveç frontit luftarak me Sirinë— por e zbuti retorikën e tij lidhur me përplasjen e qëllimshme që ndodhi mes një anije ushtarake greke që patrullonte në kufirin detar me Turqinë dhe një anije turke. Paralel me këto ngjarje BE-ja kritikoi qendrimet e Erdoganit.     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA