...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Një studim paralajmëron stuhi diellore, “apokalips në internet” dhe errësirë mbi planetin tonë

Një stuhi e fortë diellore mund të çojë në “apokalips në internet” dhe në errësirë mujore të një pjese të madhe të planetit

SHJ

09/09/2021 - 19:19

Ndihmës profesorja në Universitetin e Kalifornisë Irvine, Sangeetha Abdu Jyothi, paraqiti një studim në konferencën e të dhënave të komunikimit SIGCOMM 2021, sipas të cilit, një stuhi e fortë diellore mund të çojë në “apokalips në internet” dhe në errësirë të një pjese të madhe të planetit. Mundësia e një stuhie si kjo është e rrallë por ajo vërtitet mes 1.6% dhe 12% për dhjetëvjeçar ndërsa bota jonë është e papërgatitur për një stuhi të tillë.

Studimi me titull “Solar Superstroms: Planning for an Internet Apocalypse”, sqaron se si stuhitë diellore mund të krijojnë re me grimca diellore të magnetizuara që mund të shkaktojnë katastrofë në rrjetet elektrike dhe në kabujt nëndetar që lidhin një pjesë të madhe të planetit tonë.

Siç citon “LiveScience”, shumë vende do të mbeten pa energji elektrike për shumë javë dhe muaj. Por edhe nëse rivjen energjia elektrike, ndër-rrjeti ose interneti mund të mbetet jashtë pune. Në disa rajone lidhjet e internetit mund të mos dëmtohen për shkak të rezistencës së kabujve me fibra optike nga induktimet e rrymave gjeomagnetike.

Stuhia e fundit diellore që ka ndodhur ka qenë në maj të vitit 1921 (që njihet si “ngjarja Carrington”) kur u dëmtuan sistemet telefonike: telat morën flakë dhe zbardhëllime zakonisht të dukshme vetëm pranë poleve të planetit tonë u dëshmuan pranë Kolombisë ekuadoriale. Një tjetër stuhi e ngjashme ka ndodhur në vitin 1859.     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA