...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pajtimi historik i popullit korean dhe e ardhmja e peninsulës

Parë nga perspektiva e Japonisë — fuqia ekonomike e koreve nuk i intereson, sepse ulë rëndësinë e hegjemonisë së saj rajonale por dhe nga perspektiva amerikane, se nëse ajo tërheqë bazat ushtarake nga K. Jugore do të rritet influenca ruse dhe kineze në peninsulë— përparimi drejt bashkimit ekonomik, social dhe pse jo, politik, do të jetë i vështirë por jo i pamundur

SHJ

29/04/2018 - 08:58

Koreja e V. ka për objektiv të njihet nga Uashingtoni si fuqi bërthamore dhe ta mbajë larg Koresë meqënse ky i fundit mund ta kërcënojë me ndërhyrje ushtarake siç veproi në Irak dhe Libi dhe tërthorazi, në Siri. Ky objektiv në vetë-vete ka krijuar një tjetër: të lëvizë ngadalë jashtë patronazhit të Kinës. Koreja, siç citon një strateg aziadik, jo vetëm që nuk po vepron nxitimthi por ajo është në mes të realizimit të një udhe me tre faza për të realizuar objektivin  saj përfundimtar për të fituar kapital politik dhe fuqi ekonomike duke financuar aftësitë e saj bërthamore. Mbështetës i këtij plani është një faktor i nënvlerësuar që qendron jashtë sferës gjeopolitike: rritja e fuqisë së ekonomisë lokale të Koresë. Faza e parë përfshin zhvillimin e armëve bërthamore duke u ndjekur me largimin e Kinës.

Aktualisht Koreja po lëvizë drejt fazës së dytë: duke detyruar mënyrën e saj në bisedime dypalëshe dhe duke përshkallëzuar tensionet me SHBA-në. Në fund, Kimi kërkon të realizojë një marrëveshje duke i dhënë Koresë së Veriut njohjen e një kombi bërthamor, e cila, me rradhë, do të sigurojë një anë pozitive për të hequr sanksionet. Në fjalë të tjera, Koreja e Veriut po kërkon angazhim dhe njohje nga Amerika. Plani i madh i Kimit është mes fazës së dytë dhe fazës së tretë, e cila është financimi dhe vendimi. Koha e përshtatshme e Koresë për këtë fazë është kur ajo të ketë përkryer teknologjinë për të lëshur një armë bërthamore ICBM në brigjet perëndimore të Amerikës. Deri atëherë Kimi do të vazhdojë të luajë një lojë dukshmërisht të papajtueshme luftarake kërcënuese e cila do të blejë kohë për të dhe programin e tij raketor. Në tërësi, fakti që Azia veriore dhe lindore gjeneron 17.5 trilion dollarë në PPB, ose 23.5 për qind të tërësisë globale, është e pamundur se palët përkatëse do të rrezikojnë një luftë ose një luftë ushtarake më të madhe.[1]

Sidoqoftë, ky është një përfundim tejet i ngushtë dhe nuk merr në konsideratë as keqgjykimin e Trampit as edhe qëllimin e Amerikës: se ajo kërkon ta nënshtrojë Kimin. Në të vërtetë, përgjatë tensionit të krijuar mes Trampit dhe Kimit, Koreja e kishte realizuar bombën bërthamore: të paktën kështu rrëfeu Putini dhe ndoshta kjo ishte arsyeja që ajo —pas lojrave olimpike që u zhvilluan në Korenë e Jugut dhe një takimi sekret që pati me Pompeun, ministrin e ri të politikës së jashtme amerikane— ndryshoi politikë duke ftuar Trampin në bisedime. Kimi kërkoi të ulet në bisedime me Trampin si fuqi bërthamore dhe ndryshe nga e kaluara kur i kërkonte Uashingtonit garanci në shkëmbim të pezullimit të programit bërthamor tërheqjen e rreth 30,000 trupave amerikane nga Koreja Jugore, ndryshoi qendrim duke shpresuar se Amerika do t’i garantonte siguri dhe duke shpresuar për ditën kur bota nuk do të ketë armë bërthamore. Paralel me këto zhvillime një vendim u miratua i cili premton se Koreja e Veriut është një fuqi bërthamore e përgjegjshme që nuk do të përdorë kurrë armët bërthamore “veç kur do të kërcënohet me armë bërthamore dhe provokime bërthamore”. Përpjekja për paqe u kurorërzua nga Kimi kur shkoi në Korenë e Jugut dhe nënshkroi mes të tjerash fundin e luftës së gjatë mes koreve, çbërthamorizimin e peninsulës dhe njohjen e ndërsjellë të vendeve — për herë të parë që nga koha kur u themeluan vendet pas luftës së dytë botërore, 65 vjet më parë, në vitin 1948.

Taktika e Kimit, rrjedhimisht, ishte ta mbante Trampin në tension ndërsa realizonte bombën bërthamore: dhe e realizoi. Se sa ishte në dijeni Trampi për këtë ‘taktikë’ - pak rëndësi ka: e rëndësishme është se Kimi “shpëtoi” nga një sulm ushtarak përgjatë kësaj faze — sepse nëse një luftë ushtarake shpërthen mes Amerikës dhe Koresë së Veriut ajo do të përfshijë Rusinë dhe Kinën, jo vetëm sepse janë kufi me Korenë dhe do të ndikohen nga lufta (emigrantë etj.), por sepse rënia e Koresë do të krijojë kushtet për një sulm të mundshëm të Kinës nga amerikanët. Me përfshirja e Kinës mund të themi se një luftë botërore mes superfuqive mund të shkaktohet. Në këtë skenar Rusia do të qendrojë në anë të fushës duke e ndjekur luftën se sa duke u përfshirë. Kina mund të përfshihet në luftë me Amerikën nëse kjo e fundit godet e para Korenë; nëse godet e para Koreja, Kina ka paralajmëruar se nuk do të përfshihet. Ky është një parim i mirë-themeluar në të drejtën ndërkombëtare.

Në dijeni të këtij parimi — Uashingtoni do të përpiqet ta provokojë Korenë me sanksione etj. Parë nga perspektiva e Amerikës, asaj nuk i intereson të përfshihet edhe Kina në luftë: sepse thjesht nuk do të mund t’i përmbajë dot. Kujtoj se Koreja veriore —me lejen e Stalinit dhe pas deklaratës së ministrit të jashtëm amerikan Dean Acheson se do të linte peninsulën koreate jashtë Perimetrit Strategjik të Mbrojtjes aziatike në vitin 1950-të— kërkoi të hidhte në det një forcë të OKB-së përpara se të arrinin forcat ushtarake amerikane në mes të peninsulës (Incheon) duke e prerë Veriun, duke i ndjekur ushtarët korean deri në kufijt me Kinën dhe duke menduar se Kina nuk do të përfshihësh në luftë. Por kinezët u përfshinë me mijëra “vullnetarë” dhe shtynë amerikanët në rrugë qorre. Kjo luftë njihet si “lufta koreane” ku u vranë rreth 2.5 milion njerëz kryesisht koreatë. “Rreth një periudhe kohore prej më shumë 3 vjet ne vramë 20 për qind të popullatës”, ishte deklarata troç e gjeneralit ajror amerikan Curtis LeMay në vitin 1984. Ishte pikërisht kjo luftë që shkaktoi një urrejtje të madhe të popullit korean kundrejt amerikanëve për dekada dhe krijoi kushtet për ngritjen e bazave amerikane në jug të peninsulës në vitin 1957-të. Aktualisht K. Veriore shpenzon 25 për qind nga PPB-ja për ushtrinë ndërsa K. Jugore 2.5 për qind dhe Kina 2 për qind.[2]

Gjykuar nga zotimet e traktatit,[3] praktikat armiqësore do të marrin fund dhe vendet do të orientohen më shumë në zhvillimin e mirëqenies se sa ushtrisë. Bisedimet do të përfshijnë Amerikën dhe Kinën. Parë nga perspektiva e Japonisë — fuqia ekonomike e koreve nuk i intereson, sepse ulë rëndësinë e hegjemonisë së saj rajonale por dhe nga perspektiva amerikane, se nëse ajo tërheqë bazat ushtarake nga K. Jugore do të rritet influenca ruse dhe kineze në peninsulë— përparimi drejt bashkimit ekonomik, social dhe pse jo, politik, do të jetë i vështirë por jo i pamundur.

Strategjia (gjeopolitika) e re e sigurisë kombëtare amerikane dhe vatrat e nxehta për luftë botërore: nga Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme në Korenë e Veriut



[1]North Korea’s strategy is to ease out of China’s patronage, FT, Peter S Kim, Dec 20, 2017.

[2]Korean peace treaty would have to overcome decades of distrust, FT, 27 Apr 2018.

[3]Koreans summit: North Korea media hail ‘historic’ meeting, BBC, 28 April 2018.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA