Pentagoni shpreson tek aftësitë e luftanijes më të madhe në botë për mposhtjen e Kinës
Fati i flotës më të fuqishme mund të përcaktohet nga një goditje e vetme e një arme hipersonike
Ylli Përmeti
15/01/2023 - 17:24
Prania ushtarake amerikane në detin e Kinës u shtua gjatë ditëve të para të tetorit 2022: atje shkoi luftanija Gerlad R. Ford, e cila kushtoi 13.3. miliardë dollarë dhe është luftanija më e madhe, më e shtrenjtë dhe më e fuqishme në botë. Ajo ka pesë vende pilotimi, katër fusha fluturimi dhe teknologji të reja si armët me rreze lazer. Ka më shumë se 60 avionë por mund të mbajë deri në 90 avionë.
SHBA-ja do të humbiste çdo luftë në Paqësor me Kinën - Pentagoni
Fuqia e saj tejkalon të paktën 60 shtete dhe strehon më shumë avionë luftrakë të padukshëm sa ç`gjenden në gjithë ushtrinë ruse. Fordi ka më shumë se nëntë kate mbi ujë dhe peshon 97,000 tonë―32,000 tonë më shumë se anija më e madhe e luftës së dytë botërore. Ajo lëviz me reaktorë bërthamorë, ka fuqi tre herë më shumë se anijet ekzistuese amerikane, ose rreth 300 megawat fuqi elektrike në tërësi.
Por raktet hipersonike kineze e bëjnë atë pa asnjë vlerë. Sipas një raporti të kongresit, armët hipersonike kineze shqetësojnë më shumë flotën amerikane se armët ruse. Për anijet amerkane që lundrojnë në rajon, aftësitë e raketave kineze e bëjnë flotën amerikane të veprojë në kushte ekzistenciale. Shpresa e saj për t`u përballur me armët hipersonike kineze janë armët me rreze lazer: besohet se ato kanë mundësi t`i prapësojnë ato, sepse gjuajnë me shpejtësinë e dritës por sipas disa provave ato nuk mund t`i asgjësojnë ato.
Por ato kanë disa avantazhe: ato mund të rimbushen shpejt për t`u mbrojtur nga sulmet ajrore dhe nënujore dhe nuk kanë nevojë për municione por veç për reaktorin e anijes. Pentagoni shpreson tek armët në fjalë aq sa anuloi zhvillimin e dy armëve të tjera: shinaraketat (railguns) dhe GLGP, me të cilat shpresonte të mbronte flotën e saj.
Kina zotëron më shumë se 770 anije, roje bregdetare dhe mjete të tjera ushtarake. Këto janë dy herë më shumë se flota amerikane. Për këto arsye dhe të ngjashme si këto njësia e posaçme që ngarkoi me detyrë në vitin 2021 Bajdeni për të vlerësuar gjendjen e saj ushtarake nxori përfundime se Kina ishte “konkurrentja më e madhe strategjike” e SHBA-së.
Fuqia ushtarake kineze, avantazhet dhe kostua e ulët e armëve me rreze lazer, përqendroi Pentagonin tek ato por siç përfundon një analizë:
Duke patur parasysh rritjen e shpjetë të armëve kundër-anijeve, luftanijet si Ford-i janë shumë më të cënueshme se sa kanë qenë në 80 vjet. Fati i flotës më të fuqishme mund të përcaktohet nga një goditje e vetme e një arme hipersonike. Për të parandaluar bartëset e avionëve të saj që të mos përballen me të njëjtin fat si anijet e luftës së dytë botërore, ajo po përqendrohet tek armët me rreze lazer―duke vënë bast se mund të zhvillojë një teknologji të fuqishme dhe mbrojtje të besueshme. Sado të shpejta dhe të fuqishme bëhen raketat kundër anijeve, flota shpreson se lazerët e saj mund t`i djegin ato në qiell me koston e një kafeje.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 55 reads