...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Presidenti i Venezuelës Maduro mbijetoi nga një ‘sulm ajror’ dhe fajëson Amerikën dhe Kolumbinë (video)

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro mbijetoi nga një sulm me aeroplan të telekomanduar (drones) me eksplozivë ndërsa fliste në një ngjarje ushtarake në Karakas

SHJ

05/08/2018 - 09:32

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro mbijetoi nga një sulm me aeroplan të telekomanduar (drones) me eksplozivë ndërsa fliste në një ngjarje ushtarake në Karakas.

Metrazhi i shkurtër i fjalës së tij tregon presidentin të shikojë beftas lartë ndërsa dhjetra ushtarë vrapojnë në bulevard. Shtatë ushtarë u lënduan dhe disa njerëz u arrestuan.     

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro thotë se i shpëtoi një përpjekje për atentat përmes dronëve me eksplosivë ndërsa fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbinë për sulmin.

Në një fjalim televiziv, mbrëmjen e së shtunës, Maduro tha se të gjitha gjurmët të çojnë drejt një komplot nga e djathta që e kishte origjinën në Kolumbinë fqinje. Ai tha se Zoti, njerëzit dhe forcat e armatosura i shpëtuan jetën.

“Ai dron po vinte për mua, por ishte një mburoja e dashurisë. Jam i sigurtë që do të kem një jetë të gjatë”, u shpreh Maduro.

Ai shtoi se nuk kishte dyshime që emri Juan Manuel Santon (President i Kolumbisë) fshihej pas sulmit. Agjencia franceze e lajmeve “AFP” citon një burim nga qeveria e Kolumbisë të ketë thënë se akuzat ndaj presidentit janë të pabaza.

Maduro tha se hetimet paraprake lënë të kuptosh se burime të ndryshme financiare që kanë lidhje me sulmin e kanë burimin në Florida të Shteteve të Bashkuara. “Shpresoj që Presidenti Donald Trump është i gatshëm të luftojë këto grupe terroriste”, u shpreh ai.

Udhëheqësi i Venezuelës tha se ishin kapur disa të dyshuar pa dhënë detaje të mëtejshme. Ndërsa ai fliste për ekonominë e vendit gjatë një ceremonie, pamjet televizive tregojnë Maduro dhe të tjerët që dukeshin të tronditur ndërsa dëgjohen disa shpëthime.

Pamjet tregojnë kur ushtarët dalin nga rreshti dhe vrapojnë për të gjetur strehë. Venezuela ka vite që vazhdon të jetë e zhytur në trazira. Dikur një prej vendeve më të pasura të Amerikës Latine, vite të tëra keq-qeverisje dhe politika të dështura sociale, e kanë shkatërruan qëndrueshmërinë e atij vendi, duke shkaktuar përplasje sociale dhe inflacion të pashembullt.

Maduro u zgjodh president në muajin maj për një mandat të ri presidencial 6 vjetori i cilësuar gjerësisht nga opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtar si i paligjshëm dhe të kapluar nga parregullsitë.

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA