...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Puntorët e Google protestuan kundër politikave të Pentagonit me aeroplanët e telekomanduar

Nuk duam të jemi ndihmës për vdekjen me buton: punonjës të Google protestojnë kundër përdorimit ushtarak të inteligjencës artificiale të droneve nga ana e Pentagonit.

DW

02/06/2018 - 17:01

Gjigandi i teknologjisë, Google, sipas raportimeve në media, do të tërhiqet nga bashkëpunimi me Pentagonin në sferën e inteligjencës artificiale. Një përgjegjës i këtij koncerni u shpreh para punonjësve të Google, se koncerni nuk do të zgjasë një projekt për mbështetjen e përdorimit të droneve të Pentagonit, raporton "New York Times" duke iu referuar burimeve të brendshme.

Në projektin "Maven" me një vëllim deri në 10 milionë dollarë synohet përdorimi i algoritmeve inteligjente që shërbejnë ndër të tjera për identifikuar njerëzit në videot e droneve. Kontrata me qeverinë amerikane përfundon vitin e ardhshëm.

"Biznes me luftën"

Një numër i madh i punonjësve të Google-it kishin nënshkruar një peticion që ia dorëzuan punëdhënësit, që të qëndrojë larg "biznesit me luftën". Google duhet të sqarojë qartë që as ky gjigand i internetit dhe as degët e tij nuk "prodhojnë asnjëherë teknologji lufte". Deri në maj e nënshkruan peticionin 4000 vetë. Disa punonjës kanë kërkuar largimin nga puna për arsye etike. Peticioni mori mbështetje edhe nga organizata për të drejtat e njeriut, Electronic Frontier Foundation (EFF) dhe Komiteti Ndërkombëtar për Kontrollin e Armëve Robotike.

la/(afp, ap)   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA