...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Raporti i OKB-së: Një e ardhme më përvëluese dhe katastrofë globale më e madhe është e sigurt

Thuasje 1 miliardë njerëz në tërë planetin mund të përfshihen në valë më të shpeshta të nxehti duke u kërcënuar jetën. Qindra miliona të tjerë do të vuajnë për ujë për shkak të thatësirave të rënda. Disa kafshë dhe specie bimësh që jetojnë sot do të zhduken.

SHJ

09/08/2021 - 13:33

Raporti i panelit mbi ndryshimet klimatike në OKB njoftoi sot gjetjet e reja të ndryshimeve klimatike. Siç raporton “New York Times”, raporti ka dalë në përfundime se “kombet kanë vonuar uljen e çlirimeve të gazrave fosile për shumë kohë dhe për pasojë ata nuk mund të ndalojnë ngrohen globale për 30 vitet e ardhshme, megjithëse vazhdon të jetë një dritare e vogël për të parandaluar tmerrin më të madh të së ardhmes.

Dritarja e vogël lidhet me zbutjen e pasojave të rënda të këtyre ndryshimeve përmes një zhvendosjeje të menjëhershme nga karburantet fosile, që janë burim emetimi të gazit karbonik në atmosferë, i cili shkakton të ashtuquajturin efektin serrë, proces gjatë së cilit nxehtësia bllokohet në atmosferën e Tokës, në vend që të lëshohet në hapësirë.

Njerëzit e kanë ngrohur tashmë planetin me rreth 1.1 gardë celsius që nga vshekulli i 19-të, kryesisht duke djegur qymyr, naftë dhe gas për energji”. Zjarret dhe përmbytjet që kanë përfshirë planetin këtë verë, paralajmëron raporti, “janë vetëm fillimi”. Qoftë edhe nëse shtetet fillonin menjëherë zvogëlimin e çlirimeve, ngrohja tërësore e planetit do të jetë rreth 1.5 gradë celsius brenda dy dekadave të ardhshme, një e ardhme që tashmë është kyçur.

Thuasje 1 miliardë njerëz në tërë planetin mund të përfshihen në valë më të shpeshta të nxehti duke u kërcënuar jetën. Qindra miliona të tjerë do të vuajnë për ujë për shkak të thatësirave të rënda. Disa kafshë dhe specie bimësh që jetojnë sot do të zhduken. Koralet, të cilët mbajnë gjallë peshqit për pjesën më të madhe të planetit, do të vuajnë më shpesh shfarrosje masive.

Raporti i miratuar nga 195 qeveri dhe është bazuar në 14,000 studime, është përmbledhja më e plotë deri më sot për shkencën fizike të ndryshimeve klimatike. Ai do të jetë çështja kryesore në mbledhjen e nëntorit në Glasgou ku do të shqyrtohen mundësitë se si të zvogëlohen çlirimet.

Paneli është krijuar në vitin 1988 për të vlerësuar shkencën rreth ndryshimeve klimatike dhe furnizon qeveritë me të dhëna shkencore që ato mund të përdorin për të zhvilluar politika mbi ngrohjen globale. Raporti i parë është publikuar në vitin 1992. Në raportin e vitit 2012 paneli gjeti se globi ishte ngrohur me 0.84 gradë celsius krahasuar me vitin 1880 ndërsa hemisfera veriore ishte më e ngrohta në 30 vitet e fundit në 1,400 vjet!        

Kujtojmë në fund se çlirimet janë rritur veçanërisht gjatë globalizmit neoloberal në tre-katër dekadat e fundit të cilin e ka udhëhequr Amerika me vendet e G7. Përgjegjësia kryesore për katastrofën ekologjike që po dëshmojmë vitet e fundit dhe atë që na pret, rrjedhimisht, bie mbi këto vende!

Ylli Përmeti e ka ndjekur çështjen e ndryshimeve klimatike dhe ka treguar shkallën e katastrofës ekologjike prej vitesh tashmë, në hollësi që vështirë se gjen studim të ngjashëm dhe e ka paralajmëruar popullin shqiptar por ky i fundit rend pas idiotëve më shumë se sa pas të vërtetës. Një abstrakt i vogël:

Kanosja katastrofike e planetit: nga përmbytjet biblike dhe thatësirat shkretuese te përfitimet e elitave dhe dalldisja e popujve

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA