...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rrymëfiskajat dhe ‘kubétë e nxehta’ ushqejnë temperaturat në rritje rreth planetit

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ky vit dhe tjetri do të jenë të nxehtë në mënyrë të pazakontë si pasojë e zhvillimit të dukurisë së El Nino-s

Ylli Përmeti

23/07/2023 - 07:08

Valë të nxehta dhe përmbytje të njëkohëshme në vareshte të SHBA-së, Evropës dhe Azisë po ushqehen nga rrymëfiskaja të veçanta që krijojnë një seri “kubésh të nxehta” të cilat me radhë rrisin temperaturat, janë duke u studiuar. Njësia ajrore që lëviz shpejtë dhe që është ngacmuese e rëndësishme e sistemeve të motit botëror është kyçur prej javësh në një mostër të karakterizuar nga pesë forma të mëdha në formë U-je, e quajtur “numërvalë 5”. Shkencëtarët thonë se kjo mostër ishte gjithashtu pas motit të skajshëm që u pa rreth botës vitin e kaluar. Kubetë e nxehta krijojnë në rajonin jugor U të përkulura, rrisin temeraturat në vende brenda kubesë ku ajri i nxehtë kurthohet dhe nxehet ndërsa shtypet tëposhtë (grafiku i mëposhtëm sqaron si krijohen kobetë e nxehta). 

Shumë rajone po “vuajnë shumë” nën këto kubé të cilat janë “parkuar në disa vende” për rreth një muaj. Shkencëratët po studiojnë që të kuptojnë nëse njësitë ajrore në lëvizje të shpejtë që mbikëqyrin motin në lartësi mesatare po ndryshojnë në një mënyrë që i bënë valët e nxehta dhe rreshjet e shirave më të shpeshta dhe më të vazhdueshme.

Duke nisur me qershorin si muajin më të nxehtë të shënuar ndonjë herë, Organizata Botërore Metereologjike ka thënë se java e parë e korrikut ishte “më e nxehta e shënuar ndonjë herë”. Agjencitë kombëtare meteorologjike kanë thënë se rekorde janë shënuar në Kinë (52.2°C); në Itali (48.8°C në Siçili dhe 41.8° në Romë). Por ata janë të qartë se ngjarjet e motit të skajshëm do të jenë më të dendura dhe më të fuqishme ndërsa ndryshimet klimatike përshpejtohen. Por se si ndryshimi klimatik ndikon në rrymëfiskajat e ajrit është më pak e qartë. Ata tani po studiojnë të kuptojnë dy dukuritë në fjalë dhe çfarë paralajmërojnë ato për të ardhmen.

Megjithëse valët e nxehta mund të ndodhin në mungesë të një numërvale të mostrës 5, prania e dukurive që ndodhin natyrshëm mund të nxisë valë të nxhehta të njëkohëshme meqë ajo krijon një seri kubésh të nxehta. Kubétë e nxehta mund të jenë vetëfuqizuese, meqë toka e thatë dhe e nxehtë mund të nxehet më shpejtë si pasojë e mungesës së lagështisë e cila ndryshe mund të avullojë dhe të ndihmojë të freskojë atmosferën. Tani, valët e të nxehtit bregdetar në oqeanet Paqësor dhe Atlantik po “zbrazin nxehtësinë në atmosferë”.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ky vit dhe tjetri do të jenë të nxehtë në mënyrë të pazakontë si pasojë e zhvillimit të dukurisë së El Nino-s, i cili shoqërohet me një temeraturë sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor më të nxehtë. Shumica përkon me mendimin se pasoja e El Nino-s me gjasa do të ndihet më shumë në muajt në vijim ndërsa ai fuqizohet. Duke parë përpara, studiuesit thonë se vala e tanishme me gjasa do të vazhdojë gjatë gushtit, megjithëse mund të zhvendoset dhe do të ndryshonte se cilët rajone do të ndikohen nga kubétë dhe rrjeshjet.

Rrymëfiskajat valore ishin në vende pak të ndryshme në qershor duke shkaktuar në Britani temperatura të larta të pazakonta dhe Evropa të përshkohet nga rreshjet e mëdha. Rajonet që janë mes kubéve të nxehta ―si një pjesë e SHBA-së dhe Koresë së Jugut në korrik― mund të përjetojnë rreshje të befta dhe përmbytje blic. Mostra është më pak a zakonshme në dimër në hemisferën veriore meqë atje ka më shumë energji në atmosferë e krijuar nga moti si stuhitë, të cilat lejojnë rrymëfiskajat të rrëmijnë përmes valëve të mundshme. Pati shenja se rrymëfiskajat mund të zhvendosen dhe të ndryshojnë më shumë, duke krijuar valë me numrin 6, çka do të thotë se ato shtojnë përkuljen e U-së.

Ky raport i përmbledhur është marrë nga Financial Times

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA