...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ruhani paralajmëroi Trampin me “pendesë historike”

Franca, Britania dhe Gjermania po përpiqen të bindin Trampin se marrëveshja aktuale është mënyra më e mirë për të ndaluar Iranin për zhvillimin e armëve bërthamore dhe Kombet e Bashkuara paralajmëruan Trampin për mos “tërheqje” nga marrëveshja

SHJ

06/05/2018 - 14:51

Presidenti iranian paralajmëroi se Amerika do të përballet me “pendesë historike” nëse Trampi prishë marrëveshjen bërthamore me Teheranin në kohën kur Franca, Britania dhe Gjermania po përpiqen të bindin Trampin se marrëveshja aktuale është mënyra më e mirë për të ndaluar Iranin për zhvillimin e armëve bërthamore dhe Kombet e Bashkuara paralajmëruan Trampin për mos “tërheqje” nga marrëveshja. Pretendimi i Netanjahut se Irani po zhvillonte një program sekret bërthamor për të cilin Teherani kujtoi se ndërtesa dhe dosjet që tregoi ai ishin lënë mënjanë 15 vjet më parë dhe se ishin inspektuar nga agjencia e energjisë atomike, inspektoriati bëthamor  i OKB-së, për të cilin Pompeu, ministri i jashtëm amerikan tha se ishte i vërtetë, duket se nuk bindi fuqitë e tjera (BBC). Hezbollahu, ndërkohë, po ndërton punishte të nëndheshme në Liban për raketa të përpikmërisë së lartë. Garda revolucionare iraniane po përhapet përgjatë Sirisë duke gatitur tashmë 80,000 ushtarë të trajinuar. Analistët dhe diplomatët paralajmërojnë se konflikti i parë i drejtëpërdrejtë mes kombeve të Lindjes së Mesme mund të shpërthejë brenda pak javëve. Izraeli dhe Irani kumtojnë se ata nuk duan “përshkallëzim” dhe me siguri jo luftë. Sidoqoftë, të dy janë të paepur dhe “vijat e tyre të kuqe” tashmë i kanë shkelur (The Times).      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA