...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia kërkon realizimin e tetë kërkesave nga perëndimi; ndryshe kërcënon me krizën kubaneze

Moska tha se shpërnjohja e interesave të saj do të çonte në një përgjigje ushtarake të ngjashme si kriza raketore kubaneze e vitit 1962

SHJ

17/12/2021 - 16:33

Ndërsa tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë ishin rritur lidhur me armatosjen e Ukrainës dhe Putini kishte paralajmëruar se do të kërkonte garanci sigurie nga fuqitë perëndimore, ministria e jashtme ruse botoi një listë me tetë kërkesa të cilat duhet të realizohen për të ulur tensionet në Ukrainë duke përfshirë ndalimin e Ukrainës të hyjë në NATO, përjashtimin e saj për të zhvilluar prova ushtarake pa një marrëveshje paraprake me Moskën dhe kufizimin e zbarkimit të trupave dhe armëve në krahun lindor të NATO-s, duke kthyer forcat e NATO-s në vitin 1997.

Moska tha se shpërnjohja e interesave të saj do të çonte në një përgjigje ushtarake të ngjashme si kriza raketore kubaneze e vitit 1962. Putini ka kërkuar nga perëndimi t`i sjell “garanci ligjore”, ndryshe ngasa veproi Gorbaçovi, i cili u mjaftua me një premtim pa detyrime ligjore, për sigurinë e Rusisë. Kërkesat janë duke u shqyrtuar në Uashington dhe aleatët e tij evropianë.

Kërkesa për zhvendosjen e NATO-s në kufijtë e viteve 97` përfshin largimin e saj nga Polonia, Estonia, Lituania, Latvia dhe vendet e Ballkanit. Në përjashtimin e ushtrimeve ushtarake përfshihen dhe vendet e Evropës linore, si vendet e Kaukazit si Gjeorgjia dhe të tjerë në Azinë Qendrore. Një kërkesë tjetër lidhet me nënshkrimin e një traktati me SHBA-të për ndalimin e zhvillimit të raketave me rreze të shkurtër dhe mesatare duke zëvendësuar traktatin pararendës të cilin Uashingtoni e braktisi në vitin 2018. 

Sipas RT, televizionit shtetëror rus me orientim ndërkombëtar, Rusia ka hartuar dy dokumenta të ndryshme: një për NATO-n dhe një për Uashingtonin.

Reagime sipas VOA-s

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara i kanë parë propozimet e Rusisë në funksion të nisjes së bisedimeve që mund të ndihmojnë në zbutjen e krizës mbi Ukrainën. Ajo shtoi se Uashingtoni po bisedon me aleatët dhe partnerët e saj evropianë mbi këtë çështje.

Rusia kërkon që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike, të mos lejohen të bëhen pjesë e e NATO-s, si dhe që të vendosen kufizime mbi trupat dhe armët në Evropë. Dokumentet i janë dorëzuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Rusia kërkon ndalimin e vendosjes së luftanijeve dhe avionëve amerikanë dhe rusë, në ato zona ku ato mund të godasin territorin e njëri-tjetrit.

Publikimi të premtes i projektmarrëveshjes vjen mes të tensioneve në rritje për një shtim të numrit të trupave ruse pranë Ukrainës, gjë që ka ngjallur frikën e një sulmi të mundshëm rus.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO, kanë arritur në një "pikë të rrezikshme". Ai vuri në dukje se dislokimet dhe stërvitjet e aleancës pranë Rusisë janë një kërcënim "i papranueshme" për sigurinë e saj.

Rusia tha të enjten se ishte gati të dërgonte një negociator të qeverisë "në çdo moment" për të nisur bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me garancitë që ajo kërkon.

Por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se "Nuk do të ketë bisedime që lidhen me sigurinë evropiane, pa aleatët dhe partnerët evropianë".

"Ne nuk do të kompromentojmë parimet kryesore mbi të cilat është ndërtuar siguria evropiane, përfshirë këtu parimin që të gjitha vendet kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen dhe politikën e tyre të jashtme, pa ndërhyrje të jashtme", shtoi ajo.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia ka dislokuar më shumë se 90,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe mund të jetë gati për ta sulmuar atë, gjë që Moska e ka hedhur poshtë.

Rusia thotë se ndihet e kërcënuar nga rritja e lidhjeve mes NATO-s dhe Ukrainës, e cila dëshiron t'i bashkohet aleancës, si dhe nga mundësia që raketat e NATO-s të vendosen në tokën ukrainase për t'u përdorur kundër saj.

Zonja Psaki tha se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me Rusinë prej dekadash dhe nuk e shohin asnjë arsye pse mos vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë në funksion të garantimit të stabilitetit, por ajo përsëriti se një gjë e tillë kjo do të bëhet në partneritet me aleatët evropianë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten se presidentët Vladimir Putin dhe Joe Biden, të cilët zhvilluan një bisedë virtuale dyorëshe më 7 dhjetor, mund të bisedojnë sërish përpara vitit të ri, megjithatë ai tha se kjo gjë nuk është vendosur ende. Voa

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA