...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia paralajmëron hakmarrje kundër sanksioneve amerikane me çdo mjet

Kështu ka daklaruar mes të tjerash kryeministri rus Medvedev në një udhëtim. Ai paraljamëroi se sanksionet që godasin Rusinë dhe operacionet bankare dhe tregun e devizës do të konsiderohen si deklaratë për luftë ekonomike dhe Rusia do të hakmerret me çdo mjet të nevojshëm.

SHJ

10/08/2018 - 15:09

“Nëse ata paraqesin diçka si një ndalim në operacionet bankare ose përdorimin e çdo devize, ne do ta konsiderojmë si një deklaratë për luftë ekonomike. Dhe ne duhet të përgjigjemi përputhshëm —ekonomikisht, politikisht, ose në çdo mënyrë tjetër, nëse nevojitet”, tha Medvedevi. “Miqtë tanë amerikanë nuk duhet të gabojnë rrëth kësaj”. Vendi ynë, shtoi Medvedev, ka një histori të gjatë në mbijetësën e kufizimeve ekonomike dhe kurrë nuk u nënshtrua nga presionet në të kaluarën. “Vendi ynë ka jetuar në presione konstante përmes saknsioneve gjatë 100 viteve të fundit” duke akuzuar SHBA-në dhe aleatët e saj se po zbatojnë sanksione për të goditur konkurrencën dhe duke e ilustruar me gazin që po përparon Amerika në Evropë. “Asgjë s’ka ndryshuar”...        

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA