...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Sekti “Fëmijët e Zotit” me “personalitete” të Hollivudit abuzonte me fëmijët: dëshmia e tmerrshme e një viktime

Sekti “Fëmijët e Zotit” u themelua në 1968 nga amerikani David Brandt Berg, djali i një pastori që u dëbua nga kisha pasi dyshohej për pedofili me fëmijët e tij. Katër vjet më vonë kishte 130 degë të ndryshme, deri në Brazil ku ka jetuar Watson.

Dita

12/01/2018 - 15:49

Dawn Watson që prej lindjes ka jetuar me nënën dhe vëllanë e saj në gjirin e një sekti ku i ashtuquajturi “seks i lirë” ishte në themel të gjithçkaje.

Kur ishte 13 vjeç, pati guximin për t’u arratisur nga komuniteti “Fëmijët e Zotit” i njohur si “Familja Ndërkombëtare”.

Watson tani ndan eksperiencat e saj të dhimbshme për të inkurajuar viktimat që t’i japin fund atij ferri, raporton Daily Mail, shkruan Dita.

Që në moshë  të vogël, Dawn filloi të kishte marrëdhënie seksuale. Në atë moment vogëlushja nuk shihte asgjë të keqe tek meshkujt me të cilit praktikonte seksin, të ashtuquajturit “xhaxhallarë”.

“Kur je fëmijë, mëson të lash dhëmbët, ndërsa unë mësova të kryeja marrëdhënie seksuale”, tregon gruaja. Ajo gjithashtu rrëfen se iu desh të ishte dëshmitare e shumë monstruoziteteve, si foto të grave nudo të gozhduara në kryq. “Jam abuzuar seksualisht, emocionalisht dhe shpirtërisht”.

Sekti ku kanë qenë anëtarë të paktën dy personalitete të Hollywood-it, Harvey Weinstein dhe Rose Mc Gowan, së fundmi të përfshirë në skandalin e ngacmimeve seksuale, kishte një mënyrë të veçantë për të tërhequr përkrahës dhe fonde. Vajzat e vogla kishin misionin “flirty fishing” ku u kërkohej të shkonin me meshkuj për të tërhequr “investime”.

Watson vazhdon: Na thoshin se si femra mund të shprehnim dashurinë tonë duke u shërbyer burrave që ishin përfaqësues të Zotit. Nuk kishte agresion, pasi gjithçka ndodhte në emër të Zotit, prandaj ishte shumë e vështirë të kuptohej që po të bënin keq”.

Sekti “Fëmijët e Zotit” u themelua në 1968 nga amerikani David Brandt Berg, djali i një pastori që u dëbua nga kisha pasi dyshohej për pedofili me fëmijët e tij. Katër vjet më vonë kishte 130 degë të ndryshme, deri në Brazil ku ka jetuar Watson.

“Berg kishte shumë obskuritet të brendshëm. Madje para se të bëhej lideri i kultit kishte abuzuar me fëmijët e tij. Ai gjithashtu donte të kishte shumë gra, prandaj nuk ishte i mirëpritur në kishë”, thotë Watson.

Sipas gruas, themeluesi, i njohur si “At David” inkurajonte femrat dhe fëmijët të kalonin kohë me xhaxhallarët. “Na bënin lavazh truri në atë farë mënyre saqë besonin se seksi i lirë ishte pjesë e shprehjes së dashurisë ndaj Zotit. Madje edhe kur bëhej fjalë për fëmijë shumë të vegjël, që as nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte”.

Watson rrëfen se nuk ka njohur kurrë një figurë atërore mes burrave të komunitetit me të cilët kryente marrëdhënie “Gjithmonë i kam parë meshkujt dhe “xhaxhallarët” e komunitetit si rrezik dhe doja të qëndroja sa më larg të ishte e mundur”.

Gruaja kujton një skenë dramatike ku u rrah aq shumë në shenjë ndëshkimi saqë këmbët i kishte totalisht të nxira. “Shkova te nëna ime dhe e pyeta: Dashuri është kjo?

Waston ndjehej e shtypur dhe në moshën 13 vjeçare vendosi të largohej duke u hedhur nga dritarja e shtëpisë ku jetonte me anëtarët e sektit. “Nëse bota e jashtme ishte një vend aq i tmerrshëm sa thoshin dhe nëse Zoti donte të më vriste, do të shkoja në ferr.

Nuk më interesonte më”. Watson la nënën dhe vëllanë dhe përgjatë tre viteve endej në shtëpitë e ish anëtarëve të tjerë që kishin braktisur sektin.

Kur ishte 15 vjeç e përdhunuan, ngjarje që e kujton si një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj. “Pas kësaj i telefonova nënës sime dhe në fund edhe ajo pati kurajën të braktiste sektin”.

Disa vite më vonë Watson themeloi organizatën e saj jofitimprurëse, me qëllim për të ndihmuar viktimat për të ecur përpara. “Ata që  kanë vuajtur dhimbje të forta emocionale mund të vijnë tek ynë”. Sekti i krishterë mbijeton sot me emrin “familja ndërkombëtare” dhe aktualisht drejtohet nga Karin Zerby, gruaja e dytë e “At David”.   

Video: 

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA