...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shkarkohet sekretari i shtetit Tillerson dhe zëvendsësohet me Pompeon e CIA-s

Presidenti Trump ka pushuar nga detyra Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe e ka zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s Mike Pompeo

SHJ

13/03/2018 - 14:28

Presidenti Trump ka pushuar nga detyra Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe e ka zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s Mike Pompeo, duke bërë një lëvizje madhore në ekipin e sigurisë kombëtare ndërkohë që po zhvillohen negociata të rëndësishme me Korenë e Veriut.

Rolin e zotit Pompeo në krye të CIA-s do ta marrë Gina Hapsel, aktualisht zëvendës drejtore e kësaj agjencie. Ajo do të bëhet gruaja e parë që drejton agjencinë amerikane të zbulimit ndërkombëtar.

“Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin ndaj vendit. Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s, e para grua në këtë detyrë. Urime të gjithëve,” tha presidenti në një postim në Twitter.

Siç shkruan shtypi amerikan, presidenti i kishte kërkuar shefit të diplomacisë Tillerson të jepte dorëheqjen dhe sekretari i shtetit kishte mbyllur para kohe një udhëtim në Afrikë për t’u kthyer dje në Uashington.

Në një deklaratë për Washington Post, presidenti vlerësonte si zotin Pompeo, ashtu edhe zonjën Hapsel.

“Jam krenar që emëroj drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo si sekretar i ri i shtetit. Mike doli i pari i klasës në Akademinë Ushtarake West Point, është dekoruar për shërbimin ushtarak dhe ka mbaruar me nota të larta departamentin e juridikut në Harvard. Më pas ai ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, ku ka dëshmuar aftësinë për të bashkëpunuar me ligjvënës të partisë opozitare”.

Në deklaratën e tij, presidenti shkruan se “Gina Hapsel, zëvendës drejtore e CIA-s, do të emërohet për të zëvendësuar drejtorin Pompeo dhe do të bëhet e para grua që merr drejtimin e kësaj agjencie, gjë që shënon një moment historik. Mike dhe Gina kanë punuar së bashku për më shumë se një vit dhe kanë krijuar një respekt të ndërsjelltë”. Voa

Pasardhëse e Pompeos në post, drejtore e re e CIA-s do të bëhet Gina Haspel. Trumpi shkruan se ajo është e para grua në këtë post.

Tillerson, që më parë ishte drejtues ekzekutiv dhe kryetar i gjigantit energjetik ExxonMobil e mori detyrën e sekretarit të shtetit pak pas marrjes së mandatit nga Trumpi, në shkurt 2017.

Vitin e kaluar në medie qarkulluan disa herë lajme për mundësinë e shkarkimit të Tillersonit. Por Shtëpia e Bardhë i përgënjeshtroi ato, duke thënë se Tillersoni do të qendrojë në post. 

 

Mike Pompeo, Director of the CIA, will become our new Secretary of State. He will do a fantastic job! Thank you to Rex Tillerson for his service! Gina Haspel will become the new Director of the CIA, and the first woman so chosen. Congratulations to all!

65 vjeçari pati mbrojtur disa herë pozicione, që dallohen prej atyre të Presidentit të SHBA, për shembull në konflikt me Korenë e Veriut. Trumpi e akuzoi për humbje kohe ministrin e tij të Jashtëm, për shkak të përpjekjeve të tij për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

Ky ndërrim në personel në administratën e Trumpit është në vazhdën e ndryshimeve të vazhdueshme të personelit që prej marrjes së mandatit të Presidentit të SHBA. Javën e kaluar bëri të ditur këshilltari ekonomik i Trumpit, Gary Cohn se do të largohet nga posti. Edhe shefja e komunikimit dhe mikja e ngushtë e Trumpit, Hope Hicks shpalli dorëheqjen.   Të hënën Tillersoni u bashkua me qeverinë britanike, e cila e akuzon Rusinë për atentatin me helm në Angli ndaj ish-agjentit të dyfishtë Sergej Skripal. Pak më parë, Shtëpia e Bardhë nuk kishte pranuar që të bënte këtë interpretim. DW

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA