...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shumica e grekëve beson se Maqedonia është greke siç beson për jugun e Shqipërisë

Rezistenca e nacionalistëve, populistëve të djathtë, konservatorëve dhe klerikëve kundër një kompromisi në debatin e emrit me Maqedoninë po zgjerohet: qindra mijëra grekë protestuan në Athinë.

DW/SHJ

05/02/2018 - 08:45

Shënim SHJ: Në potestën e rradhës në Athinë u bënë të gjithë bashkë: komunistë, anarkistë, fashistë, nazistë etj. Miki Theodhoraki, kompozitori dhe komunisti i njohur grek e filloi fjalën pikërisht duke i përfshirë të gjithë grekët – të të gjitha ideologjive. Miki mbështeti në praninë e priftërinjëve doktrinën e kishës greke: se Greqia ka qenë, është dhe do të jetë greke. Theksoi se Amerika kërkon të ‘serbizojë’ Greqinë dhe iu drejtua Zaevit, kryeministrit akual të ashtuquajturës Maqedoni, se kërkon nga grekët të ulin pantallonat dhe bëri thirrje për pamposhtësi etj si këto. Kritikoi dhe të ashtuquajturën të “majtë” në Greqi, qeverinë aktuale. Por mirë do të ishte t’i kujtonim Mikit se Filipi dhe Aleksandri greqishten e vjetër e kishin gjuhë të dytë dhe jo të parë (disa studiues tregojnë se Aleksandri u fliste ushtarëve në gjuhën e tij -pellazgjisht- dhe jo në greqishten e vjetër, sepse ushtarët nuk e njihnin si gjuhë...) dhe nuset i merrnin nga Ilirët (Mollosët) e të tjera si këto. Kujtojmë se grekët modernë i quajnë ‘grekë’ maqedonët e Thesalisë sepse ata përdorën si gjuhë zyrtare gjuhën e lashtë greke dhe shekullin e kaluar gjetën mbishkrime në gjuhën greke. Por dimë se gjuhën e lashtë greke dhe mbishkrime në gjuhën greke gjenden dhe në Iliri: mos ndoshta duhet ta quajmë dhe Ilirinë – Greqi?! Sidoqoftë, është e qartë se kisha greke ka trushpëlarë një popull të tërë dhe është vështirë të edukohet drejtë përsa kohë që kisha greke dhe feja dominon gjithë institucionet dhe shoqërinë greke.

Dy javë pas tubimit të madh në Selanik qindra-mijëra demonstrues protestuan në Athinë nën moton emri i  Maqedonisë i takon vetëm Greqisë. "Maqedonia është greke dhe vetëm greke", "Ne jemi maqedonasit e vërtetë" dhe "Larg duart nga Maqedonia" bërtisnin njerëzit që kishin ardhur në Athinë me rreth 2.500 autobus nga i gjithë vendi. Shumica e tyre u vërshuan në Sheshin Sintagma para Parlamentit. Disa demonstrues qenë veshur me kostume tradicionale, si ato të rebelëve grekë që luftonin në fillim të shekullit XIX në Maqedoni kundër bandave bullgare dhe njësive otomane.

Mes stanjacionit dhe pasionit

Studiuesi i shkencave politike Levteris Koussoulis beson, se rifillimi i demonstratave është pjesë tipike e shoqërisë greke, që është ngurtësuar mes stanjacionit dhe pasionit. "Disa në këtë vend ndihen të lidhur në një mënyrë veçanërisht të prapambetur me historinë. Ata bllokohen të kapur pas së shkuarës dhe nuk e kuptojnë, që bota ecën përpara", kritikoi Koussoulis në bisedë me DW.

Në kërkim të një kompromisi

Grekët e pretendojnë emrin Maqedoni si pjesë të trashëgimisë historike dhe u tremben po ashtu pretendimeve territoriale ndaj provincës greke me të njëjtin emër. Edhe sot Athina ende insiston për kërkesën, që vendi fqinj ta ndryshojë emrin "Republika e Maqedonisë" të sanksionuar në kushtetutë.

Por pas ndryshimit të qeverisë në Maqedoni grekët janë tërhequr nga pozicioni i ngurtë. Që prej disa kohësh po pranohet, që vendi fqinj të përdor një emër që përmban mbiemrin "maqedonas". Kësaj linje dëshiron t'i përmbahet kryeministri i majtë Alexis Tsipras. Pas një raundi të ri bisedimesh me ndërmjetësimin e OKB-së u bë e ditur, se qeveria në Athinë e pranon kompromisin për emrin "Gorna Makedonija" (Maqedonia e Epërme).   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA