...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si duhet të duket Ukraina pas fitores së Rusisë?

Procesi pas konfliktit do të shënojë fillimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurtë për të dy kombet

Dmitry Trenin*

22/12/2024 - 14:39

Është një rregull i përjetshëm: në paqe, përgatituni për luftë; në luftë, mendoni për paqen. Ndërsa konflikti në Ukrainë i afrohet përfundimit të tij të pashmangshëm – një fitore e Rusisë – mendimet tona duhet të kthehen drejt së ardhmes dhe trajtës së paqes që pason.

Për të parafrazuar Stalinin: Banderistët [pasuesit e bashkëpunëtorit nazist të Luftës së Dytë Botërore, Stepan Bandera] vijnë dhe shkojnë, por populli ukrainas mbetet.

Harta e ardhshme e Ukrainës

Ukraina, siç ekzistonte më 31 dhjetor 1991, është zhdukur. Krimea, Donbasi dhe dy rajone të tjera tashmë janë kthyer në Rusi përmes referendumeve. Më shumë ka të ngjarë të pasojnë – ndoshta Odessa, Nikolaev, Kharkov ose Dnepropetrovsk. Por jo të gjithë. Ne do të marrim vetëm atë që mund të integrohet dhe mbrohet. Zgjerimi duhet të jetë strategjik, jo emocional.

Territoret e mbetura të Kievit do të qëndrojnë jashtë kufijve të Rusisë. Çfarë lloji i Ukrainës do të shfaqet atje? Përgjigja e kësaj pyetjeje është kritike, jo vetëm për të ardhmen e Ukrainës, por për sigurinë e Rusisë.

Misioni rus i çlirimit

Në aspektin qytetërues, kulturor dhe historik, Ukraina - ose pjesa më e madhe e saj - i përket botës ruse. Sot, megjithatë, ajo është mbajtur peng nga forcat anti-ruse të mbështetura nga Perëndimi. Këto forca përdorin popullin rus kundër Rusisë, duke luftuar me këmbëngulje, dinakëri dhe brutalitet – pavarësisht humbjeve katastrofike.

Misioni historik i Moskës nuk përfundon me çlirimin e Donbasit dhe Novorosias. Ne duhet të çlirojmë të gjithë Ukrainën nga regjimi neo-nazist Bandera dhe sponsorët e tij të huaj. Ky nuk është pushtim perandorak, por siguri kombëtare.

Ukraina u përket para së gjithash atyre që jetojnë atje – por Rusia është e lidhur në mënyrë të pandashme me ata njerëz dhe tokën e tyre. Pas luftës, ne duhet të ndihmojmë fqinjët tanë të rindërtojnë Ukrainën: fillimisht të qetë, pastaj paqësorë, përfundimisht burri dhe në fund besëlidhës.

Rusia ka dëshmuar aftësinë e saj për t`i kthyer kundërshtarët ushtarakë në besëlidhës (aleatë). Shikoni Çeçeninë, tani një bastion i qendrueshmërisë në Kaukazin e Veriut. Kini parasysh krahazimin e Rusisë pas luftës me Aleancën Veriore të Afganistanit, ose se si Gjermania Lindore u bë aleate sovjetike pas Luftës së Dytë Botërore.

Skenarët e pasluftës

Ekspertët në Rusi kanë përshkruar vizione të ndryshme për Ukrainën e pasluftës.

Integrimi i plotë: Rusia mund të marrë të gjithë Ukrainën, duke përfshirë Lvivin, deri në kufijtë e NATO-s. Kjo do të nënkuptonte një ribashkim të dytë – fundin e shtetësisë së Ukrainës. Por mbajtja e një territori kaq të gjerë, integrimi i plotë i tij dhe pagesa për rindërtimin e tij, do të ishte një barrë kolosale.

Ukraina pro-perëndimore: Skenari i rastit më të keq është një Ukrainë e hidhur, revanshiste me kufij pak të zvogëluar – një shtet virulent anti-rus i këqyrur nga Perëndimi. Qëllimi i saj i vetëm do të ishte të provokojë dhe sulmojë Rusinë kur të jetë koha e duhur. Kjo mundësi duhet të parandalohet me çdo kusht.

Shteti i dështuar: Një Ukrainë e fragmentuar, e braktisur nga Perëndimi dhe e varur nga Rusia, mund të bjerë në kaos - një lloj “Gulyaypole” anarkist i sunduar nga bandat dhe milicitë kriminale. Rusia mund të përpiqet të manipulojë këto forca, por ndërhyrja perëndimore do të vazhdonte. Ky skenar i paqëndrueshëm është i padëshirueshëm.

Ukraina e ndarë: Përfundimi më real dhe më i dobishëm do të ishte një Ukrainë e ndarë. Forcat anti-ruse mund të shtyhen në rajonet perëndimore nën mbrojtjen e NATO-s, duke e ndarë ndoshta vendin në një “Ukrainë të lirë” të këqyrur nga Polonia, Hungaria dhe Rumania, dhe një Ukrainë të re. Le të ngushëllohet perëndimi me këtë shtet tampon të stilit të Luftës së Ftohtë.

Ndërkohë, Ukraina e re – e zhveshur nga elementë ultra-nacionalistë – mund të shfaqet, e lirë nga ideologjitë toksike. Kjo Ukrainë do të ishte më e vogël, por e qëndrueshme, e integruar ekonomikisht me Rusinë dhe politikisht neutrale. Ka kuptim t`u afrohet një e ardhme e tillë ukrainasve dhe t`u shpjegojmë atyre se sa e dobishme është për ta.

Një identitet i ri ukrainas

Ukraina e re do të ishte më e vërtetë se paraardhësi i saj sovjetik. Jozef Stalini bëri një gabim duke bashkuar ish-provincat polake të Galicisë dhe Volynit dhe duke infektuar shtetin me virusin e nacionalizmit. Kultura ukrainase mund të lulëzojë pa ndërhyrje të huaja, ndërsa ekonomia e saj do të integrohej në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia. Kievi do të pastrohet nga elitat e korruptuara që e infektuan atë pas grushtit të shtetit të Maidan të vitit 2014, të mbështetur nga Perëndimi.

Kjo Ukrainë do të trashëgonte më të mirën e trashëgimisë së saj historike: Rusinë e Kievit, Kozakët Zaporozhianë dhe arritjet kulturore të së kaluarës së saj sovjetike. Ajo do të ishte krenare për kontributin e saj në Perandorinë Ruse, Bashkimin Sovjetik dhe në qytetërimin e përbashkët sllav lindor.

Në botën e sotme, sovraniteti i vërtetë për Ukrainën, si për shtetet e tjera post-sovjetike, është i mundur vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë me Rusinë. Kisha Ortodokse e Ukrainës do të mbetet spiranca shpirtërore e shtetit të ri.

Përgatitja për të ardhmen

Ne nuk kemi nevojë të presim fundin e luftës për të filluar këtë punë. Shumë ukrainas patriotë tashmë jetojnë në Rusi, të gatshëm për të rindërtuar atdheun e tyre. Ne duhet të gjejmë kriminelët e luftës dhe rusofobët e pandreqshëm, por gjithashtu të rekrutojmë patriotë, oficerë, sipërmarrës dhe udhëheqës kulturorë të gatshëm të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës me mbështetjen ruse.

Ne duhet të tregojmë gjithashtu trajtimin cinik të Ukrainës nga Perëndimi: Ne duhet të shfaqim përdorimin cinik të Ukrainës nga Perëndimi: një peng i lirë, burimet e tij të grabitura nga korporatat perëndimore, kultura e tij e shtypur nën peshën e konsumizmit të huaj masiv dhe ideologjisë radikale. Ukrainasit duhet të shohin se e ardhmja e tyre nuk qëndron në një Perëndim armiqësor, shfrytëzues, por në krahazim me Rusinë.

Një luftë për të ardhmen e Rusisë

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. Fitorja nënkupton mposhtjen e fushatës së Perëndimit për të dobësuar Rusinë. Do të thotë t`i jepet fund regjimit banderist dhe të sigurohet e ardhmja e kombit tonë.

Për ukrainasit, fitorja e Rusisë do të shënojë çlirimin e tyre nga një regjim i zvetënuar, i detyruar nga jashtë. Për rusët, ajo do të sigurojë qendrueshmëri, siguri dhe fuqi për brezat që do të vijnë.

Dita e Fitores duhet të jetë një ditë çlirimi – për të gjithë ne.   

*Profesor hulumtues në Shkollën e Lartë të Ekonomisë dhe studiues kryesor në Institutin e Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare Ruse (RIAC). Qendrimet e tij zakonisht ndiqen nga Putini.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA