...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si përfundoi një fiasko britanicizimi i Italisë?

Nuk kanë nxjerrë mësime as nga pësimi i “strategjisë” së Syriza-s (Varufakit etj.) në raport me eurokratët, siç nuk kishte nxjerrë kjo e fundit mësime nga Miterani dhe Lafonteni shekullin e kaluar!

SHJ

18/05/2018 - 13:35

“Britanicizimin” e Italisë u përpoqën ta përparonin gjatë bisedimeve për krijimin e qeverisë së koalicionit kur një dokument “rrodhi” në shtyp (“Huffington Post Italy”) ku argumentohej se palët duan të kthehen në epokën para-Maastricht-e — domethënë, kërkuan procese teknike specifike për të lejuar vendet të braktisin euron: “struktura e qeverisjes ekonomike europiane, bazuar në dominancën e tregut dhe respektimin e ligjeve që janë të rreptë dhe të pathemeluar nga një këndvështrim social dhe ekonomik, kërkon rimendim me partnerët tanë europianë...shpirti duhet të jetë kthimi në kushtet para-Maastricht-e në të cilët shtetet europiane vepronin me qëllime të sinqerta paqeje, vëllazërisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit”, citonte dokumenti.

Koalicioni kërkoi nga BQE-ja të anulojë borxhin italian prej 250 miliard euro përmes programit të blerjes së bondeve - një propozim që mund të jetë në konflikt me një traktat të BE-së që ndalon financimin monetar të vendeve. Sipas tyre, ky anulim do të rezultonte në një reduktim prej 10 për qind të borxhit italian.

Italia: “bomba me sahat” e BE-Eurozonës — nga social-demokracia në globalizmin neoliberal

Kërkuan, për më shumë, një rishikim të buxhetit të BE-së duke ndarë veprimtaritë tradicionale të huadhënies me veprimtaritë financiare spekulative dhe të mbrojnë bizneset e vogla nga “liberalizimi i orëve të punës, ekspansioni i shpejtë i tregëtarëve me pakicë dhe zbatimin e direktivës së Bolkenstein-it mbi liberalizimin e tregut të brendshëm duke konfirmuar një të ardhur të garantuar për të varfërit italianë gjithashtu dhe shkurtime në taksat e të ardhurave dhe planet për të kthyer pas reformën e pensioneve të vitit 2011-të. Në politikën e jashtme kërkuan një tërheqje të menjëhershme nga sanksionet europiane kundër Rusisë. Si rezultat i kësaj “rrjedhje”, bondet italiane me maturi 10 vjeçare pësuan një goditje serioze: rendimenti i tyre u rritë 17 pikë krahasuar me bundin gjerman.

Kundrejt këtij efekti demagogët e rinj argumentuan se ata [eurokratët] po mundohen t’i ndalojnë duke i shantazhuar me rritjen e diferencës së bondeve (spread-in), rënien e aksioneve në bursa dhe kërcënimet europiane! Ndryshimi i politikës europiane duke rinegociuar traktatet e BE-së përpara se ata të ndërmarrnin hapa më radikalë, ishte obektivi i tyre. Sidoqoftë, me deklaratën demagogët e rinj treguan se s’kanë kuptuar jo vetëm faktin se deklarata të tilla kanë efekt të drejtëpërdrejtë në tregjet financiare (bonde, aksione etj.) por dhe faktin se atyre u mungon strategjia.

Në fakt, strategjia buron nga kuptimi i gjendjes. Kështu në vend të kuptonin faktin e mirëditur tashmë, se tregjet tronditen kur deklarata “radikale” paraprijnë, dhe për të njëjtën arsye ato përdoren kur të jenë krijuar kushtet objektive dhe subjektive...deklaruan qëllimin e tyre pa krijuar ende qeverinë e re! Nuk kanë nxjerrë mësime as nga pësimi i “strategjisë” së Syriza-s (Varufakit etj.) në raport me eurokratët, siç nuk kishte nxjerrë kjo e fundit mësime nga Miterani dhe Lafonteni shekullin e kaluar!

Sidoqoftë, nga të gjitha këto, në marrëveshjen e tyre përfundimtare mbeti vetëm e ardhura bazë prej 780 euro e cila do të financohet pjesërisht nga BE-ja. Përmendja e referendumit —për euro-n apo për anëtarësinë në BE— u fshi. Në vend të saj u shtua zotimi për të realizuar objektivat e Traktatit të Maastricht-it. Plani për të anuluar borxhin nga BQE-ja u hoq dhe u pranua taksa e sheshtë dhe një kontribut më i madh në politikën e emigracionit të BE-së!     

 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA