...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si vepron Japonia me parandalimin e shkatërrimit nga tërmetet?

Përpjekja e Japonisë, për shembull, për të parashikuar tërmetet përmes një kompjuteri, është e pjesshme: sepse ajo përdor parametra të gabuar: magnitudën ose shkallën e valëve dhe vendodhjen duke vrojtuar dridhjet, cunamet dhe lëvizjet e kores së tokës.

SHJ

29/11/2019 - 14:36

Japonia ka përdorur teknikën e platformës së sferave në rreth 9,000 ndërtesa shumëkatëshe kryesisht si pasojë e tërmetit të vitit 1995 në Hanshinin e Madh ku gjetën vdekjen më shumë se 6,000 njerëz. Teknika përdoret në shkallë të ndryshme dhe nga vende të tjerë si Kina, Kili, Italia, Meksika, Peruja, Turqia e të tjerë. Sipas studimeve, ndreqja e ndërtesave që dëmtohen nga tërmetet kushton katër herë më shumë se shpenzimet që bëhen me synim parandalimin. Amerika ka përdorur teknikën e betonit dhe hekurit por kjo teknikë sipas japonezëve është e paparashikueshme në tërmete. Kështuqë ata ndërtojnë ndërtesa të larta por thuajse gjithnjë me kolona çeliku dhe në bazë krijojnë platforma me sfera. Japonia, rrjedhimisht, është përqendruar kryesisht në parandalimin e tërmeteve duke rikonceptuar ndërtesat se sa në parashikimin e tërmeteve. Por përpjekje paralele po bëhen për të parashikuar tërmetet.

Të njëjtën qasje mund të përdorim dhe ne duke filluar me filozofinë që parashtrova: sepse për të realizuar qasjen japoneze na duhet gjendje ekonomike e qendrueshme. Qasja japoneze, në fakt, mund të anashkalohet nëse përdoren parimet sistemike të sovranitetit, vetmbështetjes dhe emancipimi i popullit në dije, arsyetim të drejtë dhe parime demokratike: sepse kjo qasje shpërqendron popullatën nga qytetet drejt fshatit. Por kjo qasje nevojitet të kuptohet drejtë përpara se të vendoset në jetë. Aktualisht ne qeverisemi nga një qeveri dhe klasë politike pa dije sistemike dhe këto çështje dhe të tjera të ngjashme nuk do t`i konsiderojë. Prandaj nevojitet që të kontribojë çdonjëri në dije dhe parandalim të dhimbjeve njerëzore dhe ekologjike: sepse kush kontribuon në dije ka kontribuar më shumë se ata që kontribuojnë në dhimbje pas tërmeteve.        

Filozofia e ndërtimit, parashikimi i tërmeteve dhe parandalimi i tragjedive sociale

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA