“Strategjia” e Izraelit dhe kundërstrategjia e Hezbollahut
Luftrat e fshehta të zhvilluara për dekada nga agjencitë e tij të inteligjencës përbëheshin nga “jo strategji, vetëm taktika”.
Ylli Përmeti
23/09/2024 - 09:25
Izraeli nuk përdor ndonjë strategji kundër fqinjëve të tij por vetëm taktika. Ky fakt përmendet nga një analizë, sipas së cilës, “Avraham Shalmo, dikur kreu i Shin Bet-it, shërbimit të sigurisë së përgjithshme të Izraelit, në kujtimet e tij thotë se luftrat e fshehta të zhvilluara për dekada nga agjencitë e tij të inteligjencës përbëheshin nga “jo strategji, vetëm taktika”.
Në kohën kur lufta kundër popullit palestinez kishte gati një vit që zhvillohej dhe Hezbollahu ishte bërë shqetësim i madh për Izraelin, Netanjahu filloi përdorimin e taktikave përkatëse (me shpërthimin e mjeteve të kumtimit të Hezbollahut) por në kushte kur Hezbollahu ishte pajisur me armë të përparuara nga Teherani. Ky i fundit ia kishte dhënë, siç zbulon e njëjta analizë, për të përfrikësuar Izraelin që mos sulmonte programin bërthamor.
Kjo është arsyeja se pse pas shpërthimeve të mjeteve të kumtimit dhe vrasjes së dhjetra njerëzve, përfshirë dhe fëmijë, dhe plagosjen e mijëra të tjerëve, sulmeve ajrore të Izraelit ndaj bazave të Hezbollahut në jug të Libanit por dhe vrasjes së disa krerëve të tij nga sulmet ajrore, ushtria libaneze nuk iu përgjigj me luftë të hapur por thjesht përdori disa qindra raketa.
Domethënë, lidhet me besimin e zyrtarëve të Netanjahut se nëse Hezbollahu kundërsulmonte me gjithë fuqinë e tij ushtarake, ai do të përdorte dhe raketat e përparuara iraniane dhe si pasojë do të “zbulonte” aftësinë e tyre dhe bashkë me to do të zbulohej nga sulmet dhe programi bërthamor i Iranit.
Hamendësisht, kjo është arsyeja se pse Izraeli e shtrëngoi Hezbollahun me sulme: për të parë aftësitë e armëve të përparuara të Iranit dhe kjo është arsyeja se pse Hezbollahu kundërveproi me një fuqi të papërfillshme ushtarake: qëllimi është zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani, vendosja e barazisë mes tij dhe Izraelit (sa u përket armëve bërthamore) dhe kushtëzimi` Netanjahut për të përdorur vetëm armë ‘konvencionale’ në luftë.
Në këto kushte ―të barazisë bërthamore― do ta ketë të vështirë dhe Amerika të përfshihet. Madje, kjo e fundit do të ketë një arsye më shumë të kërkojë nga Izraeli të tërhiqet nga lufta e tij dhe të kërkojë paqe.
Megjithatë, Politico zbuloi një qëllim tjetër pak ditë më pas: “përshkallëzim për shpërshkallëzim”, - duke goditur Hezbollahun aq fort sa do të ndihej i detyruar të merrte pjesë në bisedimet për t`i dhënë fund konfliktit”. Ky qëllim është afatshkurtër, në fakt, dhe nuk përputhet me realitetin, qëllimet dhe fuqitë e palëve. Sidoqoftë, mbetet të shihet kundërveprimi` Hezbollahut dhe Iranit, sepse, siç tha një analist pranë qeverisë në Teheran, Irani do ta sulmojë ashpër Izraelin dhe “di t`i japë një mësim të mirë”.
Pushtimi i Gazës nga Izraeli dhe pasojat gjëmëzeza për Lindjen e Mesme dhe botën
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 29 reads