...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Sulmi me armë kimike në Siri dhe variantet e Trampit sipas BBC-së

Sulmi i supozuar me armë kimike në Siri është thuajse njëlloj si “sulmi” me armë kimike kundrejt agjentit rus në Britani

SHJ

10/04/2018 - 10:58

Sulmi i supozuar me armë kimike në Siri është thuajse njëlloj si “sulmi” me armë kimike kundrejt agjentit rus në Britani: elitat perëndimore u mjaftuan (megjithëse disa me rezerva) me një video që qarkulloi në masmedia ku tregohen fëmijë të “helmuar” ndërsa lagen me ujë për t’u çhelmuar...duke filluar me akuza! Kështu filluan analizat në shtyp ku ‘pranohet’ se atje ka patur një sulm me armë kimike ndërsa disa argumentojnë se nuk dihen autorët. Rusia dhe Siria ndërkohë argumentuan se nuk ka patur sulm të kësaj natyre. Kështu u anashkalua detyra e organizmave ndërkombëtare për hetim të pavarur të rastit dhe pasi të hetohet dhe nxirren përfundimet, të mbahet qendrim! BBC-ja, për shembull, jo vetëm që braktisi shkaqet e luftës në Siri (ose shkaktarët!) dhe rregullin juridik se përpara se të veprohet me kundërmasa duhet të hetohet dhe provohet...por i tregoi Trampit dhe popujve ‘variantet’ që ai mund të përdorë: 

Varianti 1: rruga diplomatike. Sanksione mbi Sirinë, Rusinë dhe Iranin. Në këtë variant BBC-ja mashtroi duke na thënë se “Këshilli i Sigurimit në OKB u mundua të krijonte një “panel ndërkombëtar” për ta hetuar çështjen por “Rusia e bllokoi duke mos pranuar fajësinë e emëruar” (BBC: How Trump could respond to the Syria ‘chemical attack’). Ambasadori rus, në të vërtetë, kërkoi përdorimin e parimit kryesor në drejtësi: hetim që fillon me prezumimin e pafajësisë së palëve duke argumentuar se sulmi është skenuar (“staged”) nga agjentë të huaj (RT: No doubt Douma ‘chemical attack, OPCW must investigate on groun in Syria – Russia UN evoy)/BBC.

Varianti 2: sulm të kufizuar me raketa. Trampi pohoi se po e studion këtë variant nga afër ndërsa gazetarja e BBC-së dyshon se sulmi me raketa nuk do të çojë gjëkundi, sepse, sipas saj, kumti i vitit të kaluar s’është kuptuar nga Asadi kur Amerika gjuajti në bazën ushtarake të Shayrat-it të Sirisë – se nëse ai vazhdonte me sulme kimike kundër zonave të kontrolluara nga militantët amerikanët do të ktheheshin me një goditje më të madhe.

Varianti i tretë: sulm më të madh. Trampi mund të autorizojë një sulm më të fuqishëm duke dëmtuar fuqinë ajrore që përdor armë kimike. Por Rusia, argumenton reporterja e BBC-së, mbështet Sirinë dhe ky fakt mund të çojë në një konflikt më të gjerë.        

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA