Thellohet ndarja Lindje-Perëndim: Rusia kërkon aleancën e Kinës për të shmangur sanksionet perëndimore
Bashkimi Evropian ka shkatërruar gjithë infrastrukturën e marrëdhënieve të ndërsjella me veprime të njëanshme të ndërmarra nga Brukseli, kështuqë Moska nuk ka marrëdhënie me organizatën tani ndërsa shtoi se blloku detyroi zhvillim më të shpejtë të marrëdhënieve Rusi-Kinë, duke shkatërruar të gjitha mekanizmat që ishin ndërtuar ndër vite
SHJ
23/03/2021 - 15:24
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha gjatë një koference të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm të Kinës Wang Yi, se Bashkimi Evropian ka shkatërruar gjithë infrastrukturën e marrëdhënieve të ndërsjella me veprime të njëanshme të ndërmarra nga Brukseli, kështuqë Moska nuk ka marrëdhënie me organizatën tani ndërsa shtoi se blloku detyroi zhvillim më të shpejtë të marrëdhënieve Rusi-Kinë, duke shkatërruar të gjitha mekanizmat që ishin ndërtuar ndër vite.
The Times zbulon se Rusia dhe Kina po përgatiten të krijojnë një front të përbashkët kundër SHBA-së dje ku biseduan rrugët e rezistencës kundrejt sanksioneve perëndimore pas përplasjes me administratën e Bajdenit. Lavrovi përmendi përpjeket për ndërtimin e “pavarësisë teknologjike” me qëllim që të anashkalojnë sistemin financiar perëndimor.
Ministri i Jashtëm rus po ashtu akuzoi Shtetet e Bashkuara se kishte ndikuar tek politika e vendeve të tjera, ndërsa u shpreh se sanskionet dhe ultimatumet nuk janë të pranueshme.
Marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian kanë qënë në nivelet më ulëta që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, pasi Moska pushtoi Krimenë e Ukrainës duke e aneksuar atë në shkurtin e vitit 2014.
Marrëdhëniet u tendosën edhe më tej pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhje, sulmeve kibernetike dhe së fundmi burgosjes së udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalni, pas helmimit të tij, për të cilin ai fajësoi Kremlinin. Autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë akuzat. Voa
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 14 reads