...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Thertoret gjermane shfrytëzojnë punëtorët dhe ekzekutojnë kafshët barbarisht mes shpërthimit të C-19

Në Gjermani punëtorët shfrytëzohen dhe kafshët ekzekutohen barbarisht dhe ndërmarrjet janë kthyer në burim infeksionesh

SHJ

29/06/2020 - 19:16

Dëftues është fakti se në Gjermani thertoret janë lënë jashtë kontrollit nga qeveria “Merkel”: atje punëtorët shfrytëzohen dhe kafshët ekzekutohen barbarisht dhe ndërmarrjet janë kthyer në burim infeksionesh. Ja si e rrëfen gjendjen e thertoreve atje një punëtore polake:

Duke lënë Poloninë për të punuar në një thertore në Gjermaninë e pasur, Eva imagjinonte veten në dhoma të bardha të sterilizuara…me makineri të ndërlikuara dhe orë pune të rregulluara. Në vend të këtyre, ajo punonte turne nga ora 4 e mëngjesit deri në orën 4 të pasdites në linja prodhuese baltake dhe përfundoi e kurthuar në shpërthimin e kronavirusit. “Ata”, citon ajo, kujdeseshin për largësinë shoqërore dhe kontrolle temperature në hyrje. Por kur futeshim brenda, asnjëri nuk kujdesësh për ne…unë kurrë nuk pashë një inspektor higjene. Kurrë nuk pashë një sipërfaqe të dezinfektuar”. Gjermania, citon analiza, ka një sistem të mirëqenies sociale, unione të fortë tregëtar dhe një mungesë mosmarrëveshjesh punëtorie, por industria e saj e mishit është përjashtim verbues. Thertoret gjermane shfrytëzojnë një shteg në sistem: nënkontraktorët furnizojnë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore — kryesisht me europianët lindorë.

Si shkatërrohen kafshët dhe biodiversiteti nga sistemi dhe elitat?*

Kushtet janë përkeqësuar sepse shumica e punëtorëve detyrohen të ndajnë banesa dhe transport të mbipopulluar. Një përpjekje për ta rregulluar sektorin u bllokua nga lobistët pesë vjet më parë. Thertoret mbajnë përgjegjëz nënkontraktorët për shpërdorimet, por nënkontraktorët, të paguar për prodhimin, janë vetë nën një trysni tejet të madhe…ndaj konsumatorëve që presin çmime të ulët, të cilët bartin përgjegjësi, tha ministria e agrikulturës Julia Klöckner. Për t`i dhënë fund nënkontraktorëve ministri i punës gjermane, Hubertus Heil, paralajmëroi se do të vendoste një ligj për t`i dhënë fund nënkontratave në vitin 2021. Këtë synim po e ndihmojnë dhe disa të tregëtarë të huaj që tregëtojnë mish në Gjermani (holandezë etj.).  Por është e qartë se barbarinë mbi punëtorët —e huaj— dhe mbi kafshët, nuk e zgjidh ligji i ministrit përkatës meqë çështja ka filluar të degjenerojë ca për shkak të qeverisë “Merkel” dhe ca për shkak të shoqërisë e cila është keqmësuar me proteinat shtazore dhe nuk kërkon as të çmësohet me proteina bimore as të mësojë se çfarë heqin kafshët nëpër thertore!       

Njëlloj veprohet me lopët dhe gjedhë të tjerë: masakrohen në stalla dhe shfrytëzohen barbarisht. Dhe njëlloj veprohet me shpendët dhe veçanërisht me pulat: ato mbahen të mbyllura në kafaze të mbipopulluar gjithë jetën dhe sjellja e tyre nuk është e natyrshme.  Një përpjekje për t’i çliruar pulat nga kafazet po bëhet në Britani nga supermarketet - kryesisht për t’iu përgjigjur kërkesës në treg. Por pushtetarët (Nigel Gibbens etj.) po e pengojnë përpjekjen duke argumentuar se pulat që ushqehen të lira në hapësira të përshtatshme rrezikojnë nga gripi i shpendëve!  Dhe siç tregon dhe Monbiot dhe veçanërisht PETA (People for the Ethical Treatment of Animals) perëndimorët në përgjithësi nuk ndryshojnë fare në këto praktika. Pikërisht për shkak të presionit nga mbrojtësit e kafshëve Franca ndaloi me ligj një praktikë tjetër barbare: coptimin për së gjalli të zogjve mashkuj në makineri (sepse nuk shërbejnë as për mish dhe as për vezë), varrosjen e tyre për së gjalli, gazifikimin e tyre, vrasjen me rrymë elektrike ose mbytjen e tyre në qeska plastike dhe tredhjen e gicave pa anestezi. Zvicra veproi njëlloj në vitin 2019 pavarësisht se si praktikë ishte e rrallë. Gjermania është në një përpjekje të ngjashme pavarësisht se një direktivë e BE-së e lejon copëtimin e tyre meqë shkakton vdekje të menjëhershme.      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA