...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi falenderoi Putinin për kundër-sanksionet ruse: tronditet establishmenti amerikan

Pse vallë?

VOA

11/08/2017 - 20:27

Presidenti amerikan Donald Trump nuk i kushtoi rëndësi vendimit të udhëheqësit rus Vladimir Putin për të dëbuar qindra vetë të personelit diplomatik amerikan nga Rusia. Ndryshe nga sa pritej, ai e falenderoi zotin Putin dhe këmbënguli se ky vendim, do t'i kursente Shteteve të Bashkuara shumë para.

Në një konferencë me gazetarët në fushën e tij të golfit në Nju Xhersi, zoti Trump tha se "dua ta falënderoj atë sepse po përpiqemi të shkurtojmë listën e pagave dhe i jam shumë mirënjohës që ai po largon një numër të madh njerëzish, sepse tani kemi një listë pagash më të vogël". Më pas presidenti shtoi: "...do të kursejmë shumë para".

Departamenti i Shtetit nuk ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit Trump. Megjithatë, agjencia e lajmeve “Reuters” citoi një ish zyrtar të Departamentit që në kushte anonimiteti tha se agjencia ishte "e tmerruar dhe e tronditur" nga komentet e presidentit.

Nuk është e qartë nëse presidenti po bënte shaka me komentet e tij. Por Nicholas Burn, profesor në shkollën John F. Kennedy të Harvardit, tha se nëse zoti Trump po bënte shaka, "ai duhet të dijë ta bëjë më mirë këtë", por nëse jo, atëherë komentet e tij janë "paprecedent".   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA