...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi po përgatitet për luftë me Korenë e Veriut

Në fillim të gushtit qarkulloi lajmi se Trampi po përgatitet për luftë me Korenë e Veriut. Pas më shumë se një jave Trampi kundër-kërcënoi Korenë e Veriut me fjalët e presidentin amerikan Harry Truman kur ai i tha popullit amerikan në vitin 1945 se...

SHJ

09/08/2017 - 10:00

Në fillim të gushtit qarkulloi lajmi se Trampi po përgatitet për luftë me Korenë e Veriut.[1] Pas më shumë se një jave Trampi kundër-kërcënoi Korenë e Veriut me fjalët e presidentin amerikan Harry Truman kur ai i tha popullit amerikan në vitin 1945 se SHBA-ja lëshoi bombën e parë atomike mbi Hiroshimë pasi Japonia dështoi të përputhësh me ultimatumin e SHBA-së: “Nëse ata nuk pranojnë kushtet tona, ata mund të presin një rrebesh me rrënoja nga ajri, të tilla që bota s’ka parë ndonjëherë”.  



[1]Trump pledges war with Kim Jong-un to end North Korea nuclear missile threat, The Times, August 3 2017.

Presidenti Trump tha të martën se "Koreja e Veriut do të bënte mirë të mos ndërmerrte më kërcënime ndaj Shteteve të Bashkuara. Ata do të hasnin në një zjarr dhe furi të tillë, që bota nuk e ka parë ndonjëherë."

Duke iu refereruar udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Il, Presidenti Trump tha: "Ai është treguar tepër kërcënues, përtej një deklarate normale, dhe siç thashë, ata do të hasin në zjarr dhe furi, sinqerisht me një fuqi që kjo botë nuk e ka parë kurrë më parë."

Presidenti i bëri komentet si reagim ndaj një njoftimi të gazetës “Washington Post” dhe televizionit NBC News, ku thuhej se zyrtarët amerikanë të zbulimit vlerësojnë që Koreja e Veriut ka prodhuar me sukses një mbushje bërthamore në përmasa të vogla, e cila mund të montohet në raketat e saj.

Nëse është e vërtetë, kjo nënkupton se Koreja e Veriut ka kaluar një prag të rëndësishëm në rrugën për t'u bërë një fuqi e plotë bërthamore.

Mediat, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të zbulimit, thonë se analiza që arrin në një përfundim të tillë, është kryer muajin e kaluar nga Agjencia e Zbulimit të Mbrojtjes.

Zyrtarët e Agjencisë nuk pranuan të komentojnë. As zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar nuk ka komentuar.

Ndërkaq, ministria e mbrojtjes e Japonisë vlerësoi në një raport të martën se është e mundur që Koreja e Veriut të ketë arritur miniaturizimin e armëve bërthamore dhe të ketë prodhuar mbushje bërthamore.

TRUMP: DUHET TË JEMI MË TË ASHPËR NDAJ PHENIANIT

Presidenti Donald Trump dhe ambasadorja e tij në Kombet e Bashkuara thonë se sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut janë të domosdoshme për të ndalur programin bërthamor të këtij vendi.

Në një koment në Twitter zoti Trump shkruante sot se: "pas shumë vitesh dështimi, vendet janë bërë bashkë për t'iu përgjigjur përfundimisht rreziqeve që paraqet Koreja e Veriut. Ne duhet të jemi të ashpër dhe vendimtarë,”shkruante presidenti amerikan.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley tha gjatë një interviste për rrjetin NBC se nuk është e sigurt nëse sanksionet do të funksionojnë. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, nuk ka shprehur interes për t’u larguar nga programi bërthamor dhe balistik dhe vendi i ka mbijetuar sanksioneve të vendosuara në të shkuarën.

Por ambasadorja Haley thotë se sanksionet e detyrojnë Kim Jung Unin të rishikojë “strategjinë e tij dhe të vendosë, duke i bërë pyetjen vetes, se nëse godet Shtetet e Bashkuara, a mendon se do të fitojë? Voa   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA