...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Tre amerikanë nderohen me Nobelin e mjekësisë (zbulimin e orës së trupit)

Avantazhi i kuptimit të orës së trupit: ndihmon në gjetjen e kohës më të mirë për sukses në dashuri, seks, punë, lojë, stërvitje etj

SHJ

03/10/2017 - 09:20

Çmimi Nobel i Mjekësisë për vitin 2017 iu dha tre shkencëtarëve amerikanë.

Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young u nderuan për zbulimet e mekanizmave molekularë që kontrollojnë orën e brendshme biologjike, që njihet ndryshe si ritmi cirkadik.

Komisioni i Çmimit Nobel tha se laureatët e këtij viti arritën të izolojnë një gjen që kontrollon ritmin biologjik të një dite normale. Ata demonstruan se ky gjen kodon një proteinë që grumbullohet në qelizë gjatë natës dhe pastaj shpërbëhet gjatë ditës.

Ritmet cirkadike ia përshtasin fiziologjinë e njeriut fazave të ndryshme të ditës, duke ndikuar te gjumi, sjellja, niveli i hormoneve, temperatura e trupit dhe metabolizmi.

Çmimi për fiziologji ose mjekësi është i pari ndër çmimet Nobel që jepen çdo vit.

Çmimet për fizikë, kimi, letërsi dhe paqe do të shpallen nga e marta deri të premten ndërsa çmimi për ekonominë të hënën, më 9 tetor.

Çmimi shoqërohet me 1.1 milion dollarë. Voa

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA