...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Udhëheqësit e Katalonjës pezulluan shpalljen e pavarësisë: por ç’mund të ndodhë më tej?

Fakti që Madridi kërcënoi me pezullimin e autonomisë së Katalonjës dhe burgosjen e Puigdemont, presidentit të Katalonjës, nëse ajo shpallte ‘pavarësinë’, me gjithçka nënkupton ky proces (dhunë të organizuar nga Madridi etj.) detyroi përfaqësuesit e Katalonjës të pezullojnë shpalljen e pavarësisë dhe të kërkojnë dialog. Por Madridi thotë se ne nuk dialogojmë me një njeri që ka shkelur ligjin (kushtetutën).

SHJ/VOA

11/10/2017 - 08:35

Kushtetuta e Spanjës e vitit 1978-të thotë se vendi është i “pandarë” dhe gjykata ka ligjëruar se votimi dhe çdo përpjekje për pavarësi, është e paligjshme. Nga ana tjetër policia e Katalonjës është e armatosur dhe bashkë me veprimtarët politikë për pavarësi ruan presindetin në Barcelonë. Gjasat janë se Madridi do të dialogojë dhe shpallja e pavarësisë mund të marrë një kuptim tjetër...

Udhëheqësit e Katalonjës u tërhoqën në minutën e fundit nga shpallja e pavarësisë duke pezulluar zbatimin e rezultatit të referendumit për t’u shkëputur nga Spanja, dhe vendosën t’i lenë kohë negociatave me qeverinë qendrore të Madridit.

Duke folur para parlamentit të Katalonjës, presidenti rajonal Carles Puigdemont i bëri thirrje Madridit të hyjë në dialog. Ai tha se Katalonja ka fituar të drejtën për pavarësi.

Puigdemont mbajti një fjalim para parlamentit rajonal, për herë të parë që nga referendumi i debatueshëm një javë më parë, i cili doli me një rezultat të thellë të katalanëve që votuan për shkëputje. Referendumi u shpall i paligjshëm nga qeveria dhe gjykatat në Madrid.

Një numër biznesesh, përfshirë dy banka kryesore të Spanjës, një kompani e rëndësishme e telekomunikacioneve dhe një grup ndërtuesish, si dhe një protestë masive gjatë fundjavës në Barcelonë nga 350 mijë katalanë që kundërshtonin shkëputjen, filluan të ndikojnë mes të moderuarve që janë të alarmuar për prespektivën e një kolapsi ekonomik dhe trazirave civile.

Ata bënë thirrje për një pauzë dhe për më shumë përpjekje për të hapur negociata me qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Mariano Rajoy, i cili është nën presion nga partia e tij të mbajë një qëndrim të prerë me separatistët. Kryetarja e bashkisë së Barcelonës Ada Colau, argumentoi të hënën në mbrëmje kundër shpalljes së pavarësisë, duke thënë se do të kërcënonte bashkëjetesën sociale. Voa   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA