...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Vazhdon përshkallëzimi: rrjeti televiziv rus RT nuk do të transmetohet më në zonën e “Uashington, D.C”

Rrjeti televiziv rus RT nuk do të tranmetohet më në zonën e Uashington, D.C një nga tregjet më të lakmuara të kanalit në Shtetet e Bashkuara.

Voa

31/03/2018 - 18:23

Kanali i lajmeve në gjuhën angleze mbështetur nga Kremlini do të vazhdojë të jetë i disponueshëm nëpërmjet satelitit, por dy stacione të Uashingtonit që e transmetonin atë do të pezullojnë operacionet sonte në mesnatë, duke bërë që operatorët kabllorë ta heqin kanalin.

MHz Networks, një shpërndarës me bazë në Virxhinia i programeve ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara që transmeton kanalin RT dhe kanale të tjera të lajmeve të huaja, tha se po përfundonte shpërndarjen e transmetimeve pas vendimit të operatorit të stacionit për të hedhur në ankand liçencat e tyre.

"Ne po i heqim të gjitha", i tha Zërit të Amerikës Frederick Thomas, themelues dhe drejtor ekzekutiv i MHz Networks, duke iu referuar kanaleve ndërkombëtare të lajmeve. "Ne nuk i transmetojmë ato, pasi nuk kemi qasje në një licencë transmetimi pas mesnatës së 31 marsit."

Në një deklaratë dërguar në Zërin e Amerikës, RT tha se ishte hequr nga transmetimi nga të dy stacionet në fillim të shkurtit, por fajësoi Departamentin e Drejtësisë për këtë lëvizje.

"Edhe pse nuk na lejohet të zbulojmë hollësitë”,tha kompania, “ne e dimë se arsyeja për këtë është e lidhur me regjistrimin e detyruar të RT si një "agjent i huaj" në Shtetet e Bashkuara. Është shumë zhgënjyese që pavarësisht nga bindjet se statusi i FARAs nuk do të ndikonte në raportimin dhe aftësinë transmetuese të RT-së, regjistrimi në fakt ka ngarkuar barrë të panevojshme në fusha të shumta të operacioneve të RT-së dhe presion mbi partnerët tanë, duke demonstruar pa dyshim se ligji FARA është diskriminues edhe nëse përmbajtja e atij ligji teknikisht nuk është. Megjithatë, RT do të vazhdojë të jetë në dispozicion në zonën e DC-së në platforma të tjera. "

Zëri i Amerikës i kërkoi reagim Departamentit të Drejtësisë, por nuk mori një përgjigje.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA