Vërtetohet ‘telegonia’ e Aristotelit: femrat bartin qelizat e meshkujve që kanë kryer seks dhe fëmija mund t’i ngjajë...
SHJ
28/06/2017 - 12:14
Kujt do t’ia priste mendja që të vërtetohësh edhe një herë Aristoteli lidhur me konceptin e tij të telegonisë: se një individ i porsalindur nuk trashëgon vetëm tipare nga baballarët por dhe nga meshkujt që njihen më parë nga nënat e tyre. Në fjalë të tjera, babai nuk është i pandashëm: atësia mund të ndahet me meshkujt pararendës të një nëne pavarësisht se e kujt është sperma. Ndryshe nga antikiteti, kur teoria u përhap kudo dhe u pranua, ajo është hedhur poshtë në modernitet.
Shekullin e kaluar një gjenetist francez argumentonte —për të edukuar meshkujt— se kur ti kryen raport seksual me një femër, pyete se mos ka shkuar para teje me dikë tjetër sepse lënda organike e mashkullit të parë vazhdon të jetë në organizmin e saj dhe ti, mund të jesh homoseksual në mënyrë të tërthortë dhe pa e kuptuar: sepse do të marrësh lëndën organike të tij përmes saj. Lënda organike, argumentonte gjenetisti, qendron në organizmin e saj rreth 12 orë e paabsorbuar dhe kështu ajo kalon te një tjetër.
Sidoqoftë, ndërsa kjo është lehtësisht e kuptueshme, gjenetisti nuk na sjell dije për udhën tjetër që kryen lënda organike e një mashkulli në një femër: sepse tashmë është vërtetuar —sipas një studimi— se femrat absorbojnë ADN-në e çdo mashkulli me të cilët kanë patur raport seksual në trurin e tyre. Ato magazinojnë “mikrokimerizmin e mashkullit” ose ADN-në tij ose qelizat të cilat dallojnë nga qelizat që përbëjnë tërësinë e femrës...
Studimi:
http://journals.plos.org/plosone/article?id=10.1371/journal.pone.0045592
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 801 reads