Zbulohen sekretet më të thella dhe më të errëta të Vatikanit
Një nokumentar me titull Sekretet e Vatikanit tregon përmes njerëzve të përfshirë në administrimin e Vatikanit, sekretet më të thella dhe më të errëta të tij.
SHJ
20/04/2017 - 12:03
Një nokumentar me titull Sekretet e Vatikanit tregon përmes njerëzve të përfshirë në administrimin e Vatikanit, sekretet më të thella dhe më të errëta të tij. Kriza kryesore, sipas tij, është homoseksualiteti dhe pedofilia e prifterinjve dhe krimi i organizuar financiar i Vatikanit me bankën e tij. Në të vërtetë, kriza është më e thellë sesa e paraqet dokumentari: sepse besimtaret e institucionalizuar (priftërinjtë) tregojnë me sjelljen e tyre se nuk i 'racionalizon' dot as frika nga Zoti!
Për ta zgjidhur këtë krizë të thellë të Vatikanit mes besimtarësh Papa ftoi disa psikologë. Por gjykuar nga dija e psikologëve dhe nga gjendja e përgjithshme, ata as e kanë zgjidhur dot krizën e homoseksualitetit dhe pedofilisë as mund ta zgjidhin. Papa në dijeni të plotë të krizës i ka mbuluar këto krime. Dhe gjykuar nga aftësia kuptimore e priftërnjëve për shkaqet e kësaj krize, me siguri kriza vashdon dhe do të vazhdojë. Hoxhallarët, sigurisht, s’janë më të mirë: ata vuajnë nga pakuptimësia e krizave në një shkallë më të madhe se priftërinjtë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 651 reads