Janë shqiptarët vërtetë bujarë?
23/11/2016 - 08:33
Një sondazh i kryer në shumicën e vendeve botërore tregon se Shqipëria renditet në vendet me përqindjen më të ulët të anagazhimit publik, sa i përket vullnetarizmit dhe bujarisë.
Duhet theksuar se kultura luan rol vendimtar për t’u angazhuar dhe dhënë. Më konkretisht, virtyti i bujarisë dhe solidaritetit. Gjendja e mirë ekonomike është një nxitës i rëndësishëm por jo vendimtar për të dhënë, jo vetëm ndihmë por edhe dashuri. (Shih, për më shumë, Gjenealogjia dhe forca e dashurisë).
Kështu, sipas sondazhit që u zhvillua në 140 vende, se nëse njerëzit kishin dhuruar lekë, ishin vullnetarizuar apo kishin ndihmuar një të huaj, zbuloi se —nga 7.4 miliar njerëz— 1.4 miliard njerëz dhurojnë lekë, thuajse 1 miliard vullnetarizohen dhe 2.2 miliard ndihmojnë të huajt.
Shqipëria ka një përqindje mjaft të ulët (26%); Italia 30%; Greqia 19%; dhe Serbia 20%. Në krye të listës qendrojnë Libia (79%); Somalia (77%); Malaui (75%); Botsvana (73). SHBA-ja (73%). Etj.
Shih, gjithashtu, The world’s most generous countries, BBC, 23 Nëntor 2016
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 22 reads