Bota e rrezikshme e Instagramit dhe goca që përpiqet të veçojë “nga tufa”: Arlinda Prenaj
Por një gocë tjetër, të cilën e kam përmendur në disa shkrime për virtytet dhe bukurinë e saj, Arlinda Prenaj, veçon nga të tjerat: pavarësisht se jeton në një botë ku estetika s`është shumë e qartë dhe tepëritë janë bërë të zakonshme dhe, faqen e saj e përdor vërtet për të “udhëhequr” me estetikë...
Ylli Përmeti
17/11/2021 - 21:02
Në mësimet e mija gazetareske kam marr disa orë mësime estetike nga një mjeshtre e estetikës greke e cila qëmtonte bukuritë e vajzave dhe djemëve për t`i përfshirë në garat e bukurisë. Ajo ishte krijuesja e gjithë “miseve” dhe “mistërve” në Greqi. Mësimi nuk ishte i detyrueshëm por këshillohësh për gazetarët e pashëm meqë ata mund të përfshiheshin në televizione dhe krijonin “modele” për popullin jo vetëm me sjelljen dhe shprehjen e tyre por dhe me estetikën ose veshjen e tyre.
U befasova kur mjeshtrja në fjalë tregoi moshën e saj, rreth 60, dhe dukësh 30 vjeç. Por u befasova më shumë kur këshilloi gocat për çështjen e flokëve: se flokët, nëse lyheshin, nuk duhet të shkonin larg ngjyrës origjinale. Për shembull, kur një gocë është brune dhe bëhet bionde, apo një bionde bëhet brune, estetikisht është e kritikueshme, sepse nuk përputhet me karakteristikat e tjera të saj. “Ju mund t`i lyeni”, tha ajo, “edhe në ngjyra që shkojnë kundër ngjyrave origjinale tuaja por në sytë e estetikës jeni të kritikueshme”.
Por mësimet në fjalë rreth estetikës ishin tejet të pjesshme dhe ndieja nevojën të studioja më tepër rreth saj. Estetika është një degë e filozofisë që studion parimet e bukurisë. Për të kanë shkruajtur shumë autorë. Por thuajse të gjithë bazohen tek qasja aristoteliane. Ky i fundit ka përcaktuar kuptimin e të bukurës dhe ka shkruajtur për estetikën. Ai e bazon atë në natyrën e virtytit: se një njeri me virtytin e estetikës gjithnjë synon mesataren. Domethënë, ai qendron larg tepërive në veshje, sepse e di se veshja e tij shkaton ndjesinë përkatëse. Për shembull, kur një gocë tregon pjesët intime të saj— gjoksin dhe vidhjet, ajo shkakton ndjesi epsharake tek meshkujt. Dhe anasjelltas, kur një mashkull tregon pjesët që eksitojnë më shumë femrat me veshjen e tij ai shkakton të njëjtën ndjesi tek femrat.
Sidoqoftë, në kohën tonë, të rrjeteve sociale, dhe të llojeve të ndryshme, gocat e tregojnë bukurinë e tyre kryesisht në Instagram, sepse është hartuar pikërisht për të nxitur publikimin e vetes kryesisht me fotografi dhe ngaqë pak goca marin mësime nga estetika, shumica e tyre kanë përfundur jo “modele” për ndjekësit e tyre por burim eksitimi. Kam ndjekur disa prej tyre, të cilat kanë miliona ndjekës dhe mijëra pëlqime. Madje shumë më shumë se gjithë politikanët së bashku. Por shumica e tyre tregojnë “hiret”: vithjet, gjokset dhe jetën epsharake që bëjnë. Madje shumë prej tyre publikojnë fotografi me gjuhën jashtë—jo për të përqeshur dikë apo për ndonjë qëllim tjetër por për të treguar se me gjuhën e tyre bëjnë “mrekullira” në jetën intime.
Fotografitë e tyre i shfrytëzojnë keqbërësit dhe krijojnë video të cilat i publikojnë në faqe pornografike duke u masturbuar mbi fotografitë e tyre. Dua Lipa, për shembull, është publikuar në “pornhub” në disa video —pa dëshirën e saj, sigurisht— ndërsa nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër faqes përkatëse. Ka nga ato që Instagramin e përdorin pikërisht për të shitur veten. Më kanë “gacmuar” disa herë goca të ndryshme për këtë qëllim. Ka dhe nga ato që joshin me fotografi në Instagram dhe ftojnë meshkujt që dëshirojnë në faqe më intime ku ose “bëjnë seks virtual” kundrejt pagesës ose merren vesh se ku do të takohen fizikisht për marrëdhënie konkrete. Thuajse asnjëra nga ato që kam ndjekur nuk tregon se synon dashurinë, familjen dhe zhvillimin e virtytit të estetikës tek ndjekësit.
Ndërsa shumë prej tyre tregojnë se në hapësirën private meshkuj të ndryshëm —ndjekësit e tyre— u dërgojnë fotografi dhe video me organet e tyre...për t`u treguar se sa “hamshor” janë, ka nga ato që kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi tipa të ndryshëm i kërcënojnë me qëllim që ato të “dorëzohen” në epshet e tyre. Njëra, madje, guxoi dhe e raportoi rastin e saj së fundmi në BBC dhe tregoi se bota e Instagramit dhe e “influencuesve” në të është tejet e rrezikshme për femrat nëse ato shkujdesen me paraqitjen e tyre.
Por një gocë tjetër, të cilën e kam përmendur në disa shkrime për virtytet dhe bukurinë e saj, Arlinda Prenaj, veçon nga të tjerat: pavarësisht se jeton në një botë ku estetika s`është shumë e qartë dhe tepëritë janë bërë të zakonshme dhe, faqen e saj e përdor vërtet për të “udhëhequr” me estetikë, ajo është sulmuar dy herë nga një keqbërës duke i mbyllur faqen, me disa mijëra ndjekës. Për të njëjtën arsye qendroi larg Instagramit rreth dy muaj. Por tashmë është sërish pjesë e tij. Ajo dyshon se është një femër nga Kosova, xheloze për të, dhe ngaqë e “mbushi kupën”, Arlinda e ka denoncuar në polici dhe prokurori. Tashmë faqja e saj mbikqyret nga organet hetimore dhe kushdo që tenton ta “godasë” sërish do ta pësojë! Arlinda ka njoftuar se ka realizuar një këngë tjetër, pas “provës” së parë. Ajo është në fillimet e saj artistike dhe artin e këngës e bën për kënaqësi dhe jo për fitime: sepse puna e saj është farmaciste dhe përmes saj ajo mbulon nevojat dhe dëshirat e saj.
Sidoqoftë, bota e Instagramit është e rrezikshme dhe për Arlindën pavarësisht se ajo përpiqet të veçojë nga “tufa”. Por “bota” në fjalë është më e rrezikshme për gocat e shkujdesura. Madje dhe për meshkujt, se për fëmijët dihet që është e rrezikshme. Ndaj këshillohet që fëmijët mos të lejohen si nga prindërit ashtu dhe nga shoqëria që të kenë faqe në Instagram apo rrjete të tjerë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 104 reads