...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Emisioni idiot i Fevziut dhe orgjitë e pasanikëve arabë

Çështja që duhet të na shqetësojë nuk është “koprofagia” apo prirjet e tjera seksuale por së pari jeta e pamoralshme e pasanikëve të Dubait dhe së dyti shitja e gocave tek pasanikët në përgjithësi dhe të Dubait në veçanti për t`u pasuruar shpejt.

Ylli Përmeti

08/06/2022 - 17:19

Bledi Fevziu diskutoi mbrëmë në televizionin “Klan” çështjen e shthurjeve në Dubai pasi qarkulloi si dukuri në disa media dhe portale por duke shtrembëruar të vërtetën: duke thënë se bukuroshet tona hanë mbetjet organike të pasanikëve kur e vërteta qendron ndryshe: se pasanikët “hanë” mbetjet e bukurosheve. Kjo është një prirje seksuale që quhet koprofili ose parafili e cila shprehet me veprime që nuk lidhen drejtpërdrejt me ndërveprim seksual dhe shprehet tek të dyja gjinitë por kryesisht tek meshkujt.

Të tjerë zhvillojnë dhe një tjetër parifili, koprofaginë, e cila shprehet me lëpirjen e anusit të një femre apo mashkulli nga një femër duke kapërdirë mbetjet organike që mund të gjenden atje gjatë veprimit seksual por dhe me shijimin, nuhatjen apo shikimin e mbetjeve dhe me ngrënien e mbetjeve organike nga njerëz me çrregullime fiziologjike. Në rastin e parë përdoret për të nxitur epshin seksual ndërsa në rastin e dytë për shkak të çrregullimeve fiziologjike. Koprofagia mund të shkaktojë një sërë problemesh në shëndetin e njerëzve dhe ajo përdoret edhe në mjekësi, kryesisht për të ripërtërirë mikrobiomën e sistemit tretës tek pacientët që kanë probleme në të.

Megjithëse mes pasanikëve të Dubait mund të ketë ndonjë me çrregullime fiziologjike dhe mund të eksitohet ndonjë tjetër nga ngrënia e mbetjeve organike të femrave, është e qartë se bëhet fjalë për veprime që synojnë nxitjen e epshit. Kështuqë nuk bëhet fjalë për “ngrënie” nga bukuroshet tona por për “ngrënie” nga pasanikët e Dubait. Por kjo prirje është vetëm një pjesë e vogël e jetës seksuale njerëzore.

Çështja që duhet të na shqetësojë, rrjedhimisht, nuk është “koprofagia” apo prirjet e tjera seksuale por së pari jeta e pamoralshme e pasanikëve të Dubait dhe së dyti shitja e gocave tek pasanikët në përgjithësi dhe të Dubait në veçanti për t`u pasuruar shpejt. Shqetësimi i parë është më i rëndësishëm se i dyti, sepse bëhet fjalë për pasanikë që jetojnë në një shoqëri teokratike muslimane, në variantin më të ashpër në Lindjen e Mesme, sepse mendohet se shoqëritë teokratike zhvillojnë dhe veprojnë sipas parimeve morale që mëson feja.

Meshkujt përkatës kanë të drejtë të martohen me më shumë se katër gra dhe pasanikët përgjithësisht krijojnë hareme (“vend të shenjtë të pacënueshëm”, nga arabishtja) ku si fillim bënin pjesë vetëm anëtarët femra të një familje dhe më pas u shtuan dhe skllavet e kapura në luftrat e perandorisë otomane. Në kohën tonë pasanikët e Arabisë Saudite heremet i krijojnë duke ofruar shuma të mëdha. Për shembull, një sheik shpalli në Itali 70 vende “pune” vetëm për femra në vitin 2014. Ai paguante për secilën 100 euro në ditë vetëm për ta shoqëruar nëpër Evropë. Si rezultat, 100 femra italiane u radhitën brenda një jave për të shkuar pas tij. Kështu krijohen haremet dhe zhvillohen orgjitë seksuale. Ndryshimi me kohën otomane është se femrat janë të lira të hyjnë dhe të dalin nga haremet e pasanikëve të kohës sonë shumë prej të cilave milionere.

Kështu familja e një pasaniku musliman fillon me një grua dhe përfundon me harem: vetëm sepse ka pushtetin politik dhe ekonomik në familje. Gratë e tij nuk ngrenë krye kur dëshmojnë burrin e tyre në hareme, kryesisht sepse burri zotëron si pushtetin politik në familje ashtu dhe pushtetin ekonomik. Në këtë mënyrë harbohet burri dhe nuk u përmbahet ligjeve fetare të cilët ai duhet t`i respektonte më shumë se kushdo tjetër - as frenohet nga shoqëria përkatëse.

Kemi, në fjalë të tjera, një burr që ka lirinë të martohet me më shumë se katër gra nga ligji shariasë por dhe lirinë ekonomike për t`u pasuruar sa t`i dojë kokrra e pallës. Me lirinë për t`u martuar me më shumë se katër gra dhe me pushtetin ekonomik të pa kufizuar ai krijon kushtet për krijimin e harmeve dhe shfrytëzimin e vajzave të bukura anë e mbanë botës. Në këto kushte femrat e shoqërisë përkatëse nuk ngrenë krye meqënse e shikojnë veten sipas doktrinës fetare: se ato mund të jenë pjesë e një familjeje me katër apo më shumë femra ku pushtetin politik dhe ekonomik e ka burri.

Dhe kështu njerëzit me “parime” fetare përfundojnë pa parime: sepse duhet thënë se parimet etike ose morale shqetësohen me dhimbjet dhe kënaqësitë dhe janë pjesë e një shoqërie politike. Në rastin konkret, shoqëria në fjalë, me prarimin e saj, se burri ka të drejtë të martohet me më shumë se...nuk shqetësohet fare për dhimbjet dhe kënaqësitë që shkaktohen gjatë këtij procesi. 

Krahas kësaj të drejte fetare shoqëritë fetare, madje dhe shoqëritë jofetare, nuk zhvillojnë virtytet etike tek njerëzit, sepse nuk i kuptojnë ata; ndaj përdorin fuqinë e ligjit për të përmbajtur shoqërinë dhe jo fuqinë e virtytit. Një mashkull i tillë, rrjedhimisht, me të drejtën fetare në “xhep” por dhe pa asnjë virtyt etik, për shembull, se me veprimet e tij ai shkakton dhimbje si te gratë me të cilat është martuar ashtu dhe tek femrat e haremeve, nuk do të ishte e çuditshme të dëshmonim prirje të veçanta seksuale duke përfshirë dhe mbetjet organike.  

T`i kthehemi tani emisionit të Fevziut, që është më i zi ―në dije― se mbiemri i tij, ku diskutoi dukurinë në fjalë me të njëjtët idiotë që ftohen në çdo studio. Nga “ekspertët” e tij do të veçoja pastorin: ky bënte pa pikë turpi ―si në çdo rast tjetër― “ekspertin” duke e lidhur dukurinë me botën “post”, “post”...ose koncepte sociologjike që as ai s`i ka të qartë; do të veçoja dhe një trimoshe që na tha se “kjo është natyra njerëzore” duke na përmendur orgjitë romake etj! Kështu na përligjën dhe orgjitë e arabëve!

Vlen të përmendet, në fund, dhe roli i edukimit tek femrat: në këtë rast lidhur me virtytin e përmbajtjes, sepse në hareme apo pornografi ato vërtet fitojnë lekë për një kohë të shkurtër dhe pa shumë mund, madje disa mund të kënaqen, kur marrin pjesë në shthurje seksuale, por humbasin shumë: ato do të stigmatizohen nga shoqëritë siç dhe stigmatizohen dhe nëse më pas kërkojnë dashurinë dhe familjen, vështir të pranohen nga një mashkull me parime, të cilin mund ta fitonin nëse nuk do të ishin përfshirë në shthurje seksuale për hir të parave të shpejta.

Ja pse themi se parimet etike, si virtyti i përmbajtjes, shqetësohen me dhimbjet dhe kënaqësitë: në këtë rast, paraja vërtet të kënaqë por ajo mund të shkaktojë dhe dhimbje, madje dhe shkatërrim të jetës së një njeriu, sidomos kur bëhet fjalë për njeri pa virtyte. Efektin e përqendrimit të pushtetit politik dhe ekonomik e dëshmojmë dhe tek priftërnjtë e Vatikanit, për të cilët Papa ftoi psikologët më të mirë për të kuptuar shkaqet e pedofilisë dhe homoseksualizmit mes tyre por nuk mori përgjigje meqë psikologët s`i kuptojnë shkaqet e këtyre dukurive të dhimbshme për fëmijët por dhe për të rriturit e përdhunuar...      

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA