Fjalimi i Enver Hoxhës qendron si margaritar për popullin shqiptar
Fjalimi i tij drejtuar popullit tonë është një perlë apo margaritar që nuk e lexon askund; nga asnjë filozof, politikan, poet, prift, hoxhë apo njeri i zakonshëm
Ylli Përmeti
30/11/2022 - 08:53
Enver Hoxha lexohet dhe pëlqehet më shumë se çdo figurë tjetër historike; ai tërheq vëmendjen e popullit si magneti dhe rrit veprimtarinë e tij në telelvizione dhe gazeta. Ai është burim të ardhurash për pronarët e medias; kjo është arsyja që gazeta si “Panorama” dhe të tjera të ngjashme, që Enver Hoxha do t`i quante gazeta të borgjezisë, kanë thuajse në çdo ditë një histori për Enver Hoxhën.
Ne studiuesit nuk e publikojmë Enverin për të tërhequr vëmendjen e popullit; por sepse ai përbën subjekt studimi. Fjalimi që publikuam dje, për 29 nëntorin, çlirimin e Shqipërisë nga nazistët gjermanë, të cilin e udhëhoqi ai vetë, është shkruajtur një vit përpara vdekjes së tij dhe në kulmin e pjekurisë së tij mendore, megjithëse në atë moshë shpesh e humbiste balancën e tij.
Fjalimi historik i Enver Hoxhës më 29 nëntor 1984 për popullin shqiptar
Fjalimi i tij drejtuar popullit tonë është një perlë apo margaritar që nuk e lexon askund; nga asnjë filozof, politikan, poet, prift, hoxhë apo njeri i zakonshëm. Ai i përmend popullit shqiptar pushtuesit e tij, duke filluar me perandorinë romake, me përpikmëri të madhe, dhe fitoret e tij. Ai e himnizon me të drejtë popullin shqiptar si asnjë tjetër, përpara tij dhe pas tij; jo vetëm popullin që jetonte në socializmin e tij por gjithë popullin tonë që nga perandoria romake.
Por ai nuk harron t`i kushtojë dhe popullit socialist himnin e tij, duke e paraqitur atë siç ishte: revolucionar dhe i pathyeshëm. Nuk është e paditur tashmë se ushtria e Enver Hoxhës, pjesë e së cilës ishte dhe populli socialist, në kategorinë e rezervistit, tmerronte gjithë Ballkanin dhe sidomos Athinën; as është e paditur se sigurimi i tij shkatërroi gjithë përpjekjet e anglo-amerikanëve për të shkatërruar socializmin; as është e paditur se të gjitha ato arritje dhe të tjera në nivel ekonomik, disa prej të cilave i përmend Enveri, u realizuan me sakrifica të mëdha, në të gjithë nivelet, dhe nga i gjithë populli; ndaj ai kishte të drejtë t`i thurte himn atij: sepse e meritonte.
Me siguri ai e ka ndjerë se ishte fjalimi i fundit i tij; ndaj ka shkruajtur një ndër fjalimet më të fuqishëm të tij dhe me fjalët më të bukura të gjuhës shqipe. Kushdo që e lexon fjalimin e tij mbushet me krenari dhe energji për të luftuar për bashkim, drejtësi dhe përparim.
Por fjalët e tij janë “plumba” për të gjithë zërat që e urrejnë socializmin, për arsyet e tyre. Këta zëra nuk duhet të na zhgënjejë por duhet t`i dëgjojmë dhe kuptojmë drejtë―të kuptojmë dhimbjen e tyre, nga buron ajo, dhe ta shërojmë atë në dijeni të plotë se ligësia njerëzore nuk shërohet pavarësisht përpjekjes që mund të bëjë një njeri kuptimplotë.
Por njerëzit e liq, prapëseprapë, janë pak; janë kryesisht ata që fitojnë pushtetin e popullit me mashtrime dhe korruptime, të cilët, pasi fitojnë pushtetin e tij, ligësojnë dhe helmojnë gjithë shoqërinë me mashtrime dhe korruptime të mëtejshme. Qëllimi i tyre është të mposhtin pararendësin jo me mirësi por me ligësi dhe kështu të mbivendosen ndaj tij dhe të paraqiten si më të mirë.
Këtë fakt e tregojnë mjaft qartë tre drejtuesit e shtetit tonë të 30 viteve të fundit: ata e fituan pushtetin jo me luftë kundër nazistëve siç e fitoi Enveri me shokët e tij por me mashtrime dhe korruptime; ata nuk e fituan pushtetin duke fituar besimin e popullit por me mashtrime dhe korruptime. Nuk ka tek ata asnjë grimcë ndershmërie dhe merite për të fituar pushtetin.
Të tillët quhen makiavelistë dhe oportunistë, të cilët pasi fitojnë pushtetin e popullit, me mashtrime dhe korruptime, fillojnë dhe e helojmë atë, si fillim në mendje pastaj dhe në gjak, me sëmundjet që përhapin në formë epidemish. Por epidemia e parë përhapet në mendje pastaj në gjak; dhe kështu kancerizohet populli!
Këta janë tre “ndrikullat” e 30 viteve të fundit...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 217 reads