...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Fushata politike ka filluar dhe bashkë me të “rrëfenja e madhe”

Nëse amerikanët nuk hetojnë Berishën, Metën dhe Ramën, dhe shumë të tjerë pas tyre, gjatë muajve në vijim, deri sa t`u mbarojë e drejta për mbikqyrjen e SPAK-ut, nuk heqin dorë nga parafabrikimi i një klase të re politike, dhe nuk përdorin të drejtën ndërkombëtare për nevojën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ata thjesht do të shtojnë anti-amerikanizmin në Shqipëri dhe do të thellojnë krizën

Ylli Përmeti

03/09/2023 - 12:21

Basha, siç kam thënë dhe më herët, po përdoret së pari nga amerikanët dhe pastaj nga Rama për të dobësuar Berishën ndërsa Basha detyrohet të tradhëtojë babain e tij ideologjik përmes “dosjes” së tij. Këtë fakt e thotë dhe “babai” i tij ideologjik, Berisha, nga mëngjesi deri në darkë por ai përmend vetëm Ramën dhe rrallë herë amerikanët. Por qëllimi i sapo përmendur ―që tashmë është realizuar, sepse Berisha vërtet është dobësuar― shërben përkohësisht, sepse qëllimi kryesor është krijimi i dinamikës për shfaqjen e një klase të re politike. Për këtë të fundit, amerikanët kanë kohë që po punojnë, kryesisht duke spikatur “Lëvizjen Shthurje” ose sorosistët e rinj.

Por e kanë të kotë, sepse megjithëse zgjedhjet ose (bindjet e popullit) manipulohen kryesisht përmes medias dhe propagandës, unë nuk besoj se protagonistët e përzgjedhur nga amerikanët do të bindin shqiptarët për t`i votuar: së pari, sepse janë të korruptuar, s`kanë dije as për realitetin gjeopolitik në të cilin jetojmë as për të drejtuar shtetin; së dyti, sepse shqiptarët nuk janë aq syleshë sa ç`ishin në vitin 1992; së treti, sepse vetë fakti që amerikanët mbështesin një forcë politike, tregon se kanë qëllime gjeopolitike dhe për pasojë ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Shqipërisë; së katërti, koniuktura gjeopolitike në të cilën jetojmë vitet e fundit, anti-globaliste, e cila do të marrë një hov tjetër me ringjitjen e Trampit në presidencën amerikane dhe me zhvillimin e polit të ri ruso-kinez, tashmë më i fuqishëm se më parë, nuk do ta lërë popullin tonë të paprekshëm; dhe në fund, njëanshmëria e amerikanëve do të përdoret nga një forcë tjetër politike që aktualisht është më e fuqishme se “Lëvizja Shthurje”: “Lëvizja Bashkë”.

Kjo e fundit ka përdorur një rrëfenjë të përqendruar në “mikropolitikë” ose në çështje të vogla politike. Por herët a vonë do ta kuptojë (por edhe nëse s`e kupton, do të detyrohet nga populli që ta kuptojë) dhe do të ndryshojë rrëfenjë ndërsa unë do ta përdor rrëfenjën e madhe në fushatën time; kjo është arsyeja që kam tërhequr vëmendjen e amerikanëve për të hequr dorë nga parafabrikimi i një klase të re politike dhe të përparojnë me hetimin e “treshes” së famshme, sepse koha nuk pret: duke vepruar kështu amerikanët do të mund të shpërblejnë deri diku popullin shqiptar meqënse janë bashkëfajtorë në katastrofën e madhe që ka pësuar Shqipëria 32 vitet e fundit, kryesisht në humbjen e pavarësisë së saj ekonomike.

Krahas këtij ndryshimi, amerikanët duhet të ndryshojnë dhe qasje lidhur me Shqipërinë në veçanti dhe rajonin në përgjithësi: nuk duhet të përdorin qasjen e dalë boje tashmë, kur thonë se “mbështesim edhe zgjedhje demoraktike dhe të lira edhe një qeveri që orientohet në integrimet “euroatlantike” (sepse ky qendrim është qartësisht i padrejtë) por të mbështesin të drejtën ndërkombëtare lidhur me domosdoshmërinë e bashkimit të popullit të Kosovës me Shqipërinë.  

Nëse amerikanët nuk hetojnë Berishën, Metën dhe Ramën, dhe shumë të tjerë pas tyre, gjatë muajve në vijim, deri sa t`u mbarojë e drejta për mbikqyrjen e SPAK-ut, nuk heqin dorë nga parafabrikimi i një klase të re politike, dhe nuk përdorin të drejtën ndërkombëtare për nevojën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ata thjesht do të shtojnë anti-amerikanizmin në Shqipëri dhe do të thellojnë krizën. Këtij efekti nuk i shpëtojnë dot sepse ―siç thashë― populli ynë nuk është aq syleshë sa ç`ishte në vitin 1992 dhe më pas.

Ndaj milionat që marrin sorositët e rinj nga amerikanët por dhe mbështetja masive në media, nuk do të shkojnë thjesht dëm për amerikanët por do të përdoren si fakt nga ata që amerikanët i shohin si të pakorruptueshëm.

Fushata politike sapo ka filluar dhe mirë do të ishte që forcat politike të përgatisin rrëfenjën e madhe dhe ta përsërisin atë kudo dhe me të gjithë. Kjo është një luftë mes të korruptuarve dhe të pakorruptuarve; mes të pandershmëve dhe të ndershmëve; mes trimave dhe frikacakëve; mes tradhëtarëve dhe besnikëve…

Hetimi i “treshes” dhe ndalimi i parafabrikimit të një klase të re politike nuk do të ndodhë nëse nuk përqendrohemi në të vëtetat e sapo përmendura dhe t`i themi ato hapur dhe pa ngurrim.   

“Fillimi i mbarë”, thotë populli, “është gjysma e punës”!

Si ta kuptojmë “anti-tezën” Lapaj në studiot televizive, “kundër” PD-së, PS-së dhe “sistemit”?

Si taktikë partiake dhe klase politike ku bëjnë pjesë dhe amerikanët, por çdo pushtet për qëllime të ndryshme: PD-ja për të siguruar të ardhmen (domethënë, për mos t`u dënuar nga një kryeministër i një gjenerate tjetër i dalë nga ajo dhe paratë e Sorosit por dhe për të riprodhuar veten); PS-ja e toleron për të njëjtat arsye ndërsa shërbimet amerikane e shohin si një tjetër marjonetë pas Berishës, Nanos dhe Ramës: domethënë, për të riprodhuar “rendin” e tyre.

Nuk është e vështirë për PD-në apo PS-në, për shembull, t`i përdorin Lapajt faktin se ai është pjellë e OJQ-së së Sorosit dhe PD-së, në rastin kur ai i tregon ata si të korruptuar, duke nënkuptuar veten si të “pakorruptuar”, duke i thënë: “kush flet për njerëz të korruptuar, njeriu që është korruptuar që në hapat e para të karrierës se tij politike me paratë e Sorosit dhe pushtetin politik të PD-së dhe u detyrohet atyre jetën e tij politike, OJQ, të cilën ne (“demokratët” dhe “socialistët”) e kemi mbikqyrur, se kush do të hyjë e kush do të dalë”.

Por ata s`veprojnë kështu, sepse do të zbulonin qëllimin e tyre: të riprodhojnë veten përmes një njëriu që u detyrohet për karrierën e tij politike.

Fakti se Lapaj ―pjesë e Lëvizjes Shthurje― është korruptuar me paratë e Sorosit dhe pushtetin e PD-së, e kuptojmë jo vetëm nga qëllimet gjeopolitike të Sorosit por dhe nga vetë pohimet e Lapajt: ky e ka pranuar (sigurisht, pasi nuk u fshihet dot fakteve me zë dhe figurë) vetë përfshirjen e tij në “shoqërinë civile” të Sorosit (duke e quajtur thjesht si “dërrasë të kalbur”) ndërsa së fundmi ka pranuar me krenari dhe faktin tjetër se është përzgjedhur nga amerikanët si “kryeministër i ardhshëm” i Shqipërisë, sikur nevoja për të kërkuar besimin dhe votën e popullit nuk është e domosdoshme dhe themel i demokracisë!

Por është aq fyçko sa beson se do të bëhet kryeministër vetëm sepse mbështetet nga amerikanët dhe paratë e tyre njësoj si pararendësit e tij. Këta të fundit, kishin një farë të drejte sepse kur ra socializmi marksist koniuktura e tillë ishte. Por sorosistët e rinj ku i çon “mushka”?! 

Shikoni minuesit e drejtësisë së popullit: agjentët e Fondacionit “Soros” (Lapaj, Shabani etj)

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA