...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Fyerja e shtetit britanik nga Rama dhe marrëveshja me elitën politike britanike për shfrytëzimin e shqiptarëve

Se çfarë nuk përmend Rama është shifra e lartë e shqiptarëve të burgosur krahasuar me pakicat e tjera kombëtare dhe shifra e lartë e të larguarve për shkak të keqeverisjes së tij dhe marrëveshja e heshtur që ka bërë me një pjesë të elitës politike britanike për shfrytëzimin e tyre përmes tregtisë së drogës

Ylli Përmeti

01/07/2025 - 18:47

Kryeoligarku dhe kreu kartelit të drogës në Shqipëri, që quhet dhe “kryeministër”, Rama, mbajti një qendrim —jo për herë të parë— të turpshëm, pas “thirrjes” së Farazhit, kryeatarit të partisë së pavarur (UK Independence Party) dhe autori kryesor i nxjerrjes së Britanisë nga BE-ja, por që nga viti 2021 e ka ndryshuar emrin e partisë dhe e ka quajtur “shndërro mbretërinë e bashkuar” (reform UK), meqënse emri` parë e mbaroi detyrën: se “1 në 50 shqiptarë” në Britani ishin në burg, dhe kërkoi nga Rama që t`i merrte mbrapshtë, meqënse burgjet në Britani janë tejmbushur, sipas një raporti të parlamentit britanik të vitit të kaluar dhe shqetësimit që kanë tashmë britanikët.  Kreu` narkoshtetit shqiptar u përpoq ta përgënjeshtronte mëtimin e tij duke pretenduar se numri shqiptarëve në burg kishte “gjasa” të ishte më i vogël se numri` të burgosurve britanikë.

Kështu, ai iu zotua Farazhit se “nëse pretendimi juaj “1 në 50” del i saktë — angazhohem publikisht t’i marr të gjithë mbrapsht. Jo për show, por zotohem publikishit”. Përpjekjen e Ramës filloi ta mbështeste televizioni me ndjekshmërinë më të madhe në Shqipëri, Topi, që në shtetet ligjore duhet të ishte mbyllur, për shkak të shkeljeve ligjore (ligjit të medias etj.), duke e paraqitur atë si të drejtë; madje i ashtuquajturi “gazetar” Muhamet Veliu intervistoi Farazhin dy ditë më pas dhe u mundua të theksonte pretendimin se në Britani jetonin më shumë shqiptarë se sa ç`pretendonte Farazhi (140,000) dhe si pasojë përqindja e të burgosurve shqiptarë ishte më e vogël.

Shifrat e cituara nga Farazhi bazoheshin në të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyra për Statistikat Kombëtare. Sipas tyre, në Britani “kishte 10,435 shtetas të huaj në burgje në Angli dhe Uells krahasuar me 76,866 shtetas britanikë. Kombet me më pak se 20 persona në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar u përjashtuan për shkak të madhësisë së ulët të mostrës. Shkalla e burgosjes në shqiptarë ishte 232.33 për 10,000 persona, duke u barazuar përafërsisht në një në 50. Kjo u llogarit bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë që tregonin se 68,672 shqiptarë të lindur jashtë vendit jetonin në Mbretërinë e Bashkuar. Duke përjashtuar 15,860 personat pa pasaportë britanike, gjithsej janë rreth 52,000. Me 1,227 persona në burg, kjo shifër është e barabartë me dy përqind të shqiptarëve.” 

Parë nga këndvështrimi` kryeoligargut tonë, —domethënë, se përqindja e shqiptarëve është “më e vogël se e britanikëve” në burgjet e Britanisë, ai ka të drejtë, sepse sipas një raporti zyrtar të vitit 2023, shtetasit britanikë qendronin mbi numrin e shtetsave shqiptar; në fjalët e raportit: “kombësitë më të zakonshme pas shtetasve britanikë në burgje ishin shqiptarët (13% e popullsisë së burgjeve), polakët (9%), rumunët (7%), irlandezët (6%) dhe xhamajkanët (4%)”.

Por se çfarë nuk përmend Rama është shifra e lartë e shqiptarëve të burgosur krahasuar me pakicat e tjera kombëtare dhe shifra e lartë e të larguarve për shkak të keqeverisjes së tij dhe marrëveshja e heshtur që ka bërë me një pjesë të elitës politike britanike për shfrytëzimin e tyre përmes tregtisë së drogës. Sipas një raporti të vitit 2020, shqiptarët në Angli dhe Uells ishin grupi më i madh i huaj në burgje, duke katërfishuar numrin e tyre që nga viti 2013.  Katër vite më pas ose gjatë vitit 2024 deri në mars 2025, pati 5,603 raste të shqiptarëve që hynë në paraburgim, duke përbërë më shumë se një të katërtën (27%) e totalit të hyrjeve. Përqindja në fjalë është rritur në përputhje me përqindjen e hyjrjeve të shqiptarëve në Britani. Shih grafikun e ministrisë së brendshme:

Pesë janë, rrjedhimisht, çështjet kryesore që duhet të na shqetësojnë ne shqiptarëve lidhur me “përplasjen” Farazh-Rama: e para lidhet me paturpësinë e Ramës i cili përpiqet të vërë në dyshim shifrat zyrtare të shtetit britanik me jo-shifrat e tij. Veprimi` tij në vetvete është fyerje jo vetëm për Farazhin por dhe për ministrinë e brendshme të Britanisë dhe shtetin përkatës. Çështja e dytë është përpjekja e medias dhe të ashtuquajturve “gazetarë” me në krye Topin dhe Muhamet Veliun, ta paraqesin Ramën si më të drejtë se Farazhi. Çështja e tretë është e vërteta e madhe se shqiptarët po e braktisin atdheun kryesisht për shkaqe sigurie (ekonomike, juridike etj.) dhe shumë zgjedhin Britaninë ku një përqindje tashmë e madhe përfundon në burg. Për largimin dhe përfundimin e tyre në burgjet e Britanisë përgjegjës është Rama meqënse ia detyron neni 59 i Kushtetutës. Çështja e katër lidhet me të vërtetën e madhe se Rama ka bërë marrëveshje të heshtur me një pjesë të elitës politike britanike për shfrytëzimin e tregtarëve shqiptarë të drogës. Sipas vlerësimit tim, të botuar rreth dy vite më pare, tregu` drogës që këqyret nga Rama dhe elita politike britanike kap 15 miliardë dollarë. Çështja e pestë dhe e fundit lidhet me SPAK-un, i cili nuk heton Ramën për narkoshtetin e tij —të quajtur të tillë dhe nga autoritetet amerikane— por bën sikur.       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA