...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Literatura e inxhinierisë dhe kontradiktat e saj: cila ndërtesë është më e mirë?

Çfarë mbetet nga këto, është ndërtesa simetrike e lidhur me themelet, me strukturë tokësore të ngurtë dhe parametra kundërsizmikë.

Ylli Përmeti

08/12/2019 - 09:13

Le të shqyrtojmë më tej literaturën e inxhinierisë dhe zbulimet e fundit në sektor me syrin e drejtësisë. Sipas provave sizmike, ndërtesat me formë T-je ose L-je, janë më të dëmtueshme se ndërtesat simetrike: sepse mbi këto të fundit valët sizmike shpërndahen në mënyrë të barabartë përgjatë strukturës. Por forma nuk mjafton për t`i rezistuar goditjeve. Kështu inxhinierët përdorin diafragma në strukturën horizontale të ndërtesës (dysheme dhe çati) dhe teknika të tjera. Por struktura e tokës është e rëndësishme. Tokat e buta nuk e ndihmojnë strukturën sado e mirë të jetë ajo ndërsa tokat e ngurta (të qendrueshme) janë më të mira. Në tokë të ngurtë inxhinierët mund të përmirësojnë themelet se si t`u përgjigjen valëve sizmike. Për shembull, tërmetet zakonisht godasin ndërtesat nga themelet. Kështuqë lidhja e themeleve me ndërtesën do të ndihmonte shumë në goditje: sepse gjithë struktura do të lëvizte si një e tërë. Por ndërtesat me tulla dhe beton kanë përkulshmëri të ulët dhe rrjedhimisht përthithin (absorbojnë) pak energji tërmetore. Ndaj tulla dhe betoni konsiderohen të cënueshëm ndaj tërmeteve. Por ndërtesat me beton të forcuar me çelik janë më rezistente sepse çeliku rrit përkulshmërinë e materialit. Dhe ndërtesat me strukturë çeliku —me komponentë çeliku të formave të ndryshme— ofrojnë përkulshmërinë më të lartë duke i lejuar ndërtesat të përkulen pa u rrënuar.

Filozofia e ndërtimit, parashikimi i tërmeteve dhe parandalimi i tragjedive sociale

Por kërkimet në ndërtim nuk kanë ndaluar: ato nuk synojnë vetëm parandalimin e gjëmave nga tërmetet por tashmë krijohen shumë risi ndërsa duhet thënë se ato kanë karakter që lidhen me aspekte ndërtimore se sa me parime. Njëra lidhet me mundësinë e ndërtesës të rifitojë formën e saj të mëparshme nëse forma e saj dëmtohet gjatë një tërmeti. Për ta realizuar këtë synim është krijuar një teknologji inovative e quajtur ‘strukturë tronditëse’ e cila përbëhet nga tre komponentë bazë — struktura çeliku, kabuj çeliku dhe siguresa çeliku. Kur tërmeti godet, strukturat e çelikut kërcejnë lartë e poshtë në përmbajtjen bazë të tyre. Gjithë energjia drejtohet poshtë në një bashkim që mban disa siguresa çeliku si dhëmbët. Këta të fundit kërcasin bashkë dhe mund të dështojnë por struktura mbetet në vend. Kur tronditja ndalon, kabujt e çelikut në strukturë tërheqin ndërtesën në pozicion e mëparshëm. Punëtorët më pas inspektojnë siguresat dhe i zëvendsëojnë ato nëse janë dëmtuar. Rezultati është se ndërtesa mund të ribanohet menjëherë pas tërmetit. Janë zhvilluar dhe disa risi të tjera që mbetet të vendosen në praktikë pasi të jenë provuar në laboratorë se kanë aftësi të kontribuojnë në zbutjen e forcës së tërmetit.

Ngasa shqyrtova përgjatë këtij studimi, është e qartë se ndërtesat me struktura çeliku dhe plaftformë të lëvizshme janë më të mirat. Por edhe ndërtesat me strukturë çeliku mund të shkaktojnë dëme të mëdha nëse shpërnjohim peshën e ndërtesës­—domethënë, ngarkesën e brendshme duke përjashtuar strukturën. Nëse, për shembull, një ndërtesë ka strukturë çeliku por brenda saj është ngarkuar shumë peshë në njerëz dhe orendi, ajo do të rrënohet. Ndërtesa e vetme që nuk mund të rrënohet nga pesha e brendshme është ajo me platformë të lëvizshme. Por edhe ndërtesa me platformë mund të bëhet e rrezikshme nëse platforma nuk punon për arsye të ndryshme. Çfarë mbetet nga këto, është ndërtesa simetrike e lidhur me themelet, me strukturë tokësore të ngurtë dhe parametra kundërsizmikë.

Dhe dalim sërish tek ndërtesat e njëjta nga jashtë për të cilat fola në pjesën e parë të këtij studimi: se ato duhet të jenë të njëjta për mos të nxitur shpirtin e garës mes njerëzve dhe për të kursyer energji—sepse kjo lloj energjie ka kosto të lartë. Dalim, gjithashtu, tek nevoja për të ndërtuar ndërtesa të ulëta dhe jo të larta, simetrike dhe me parametra kundërsizmikë. Ndërtesat e “Enverit” e gëzojnë këtë karakteristikë: ato janë përgjithësisht simetrike. Kjo është një ndër arsyet se pse ato i rezistuan përgjithësisht tërmetit. Forma e tyre ishte e njëjtë kryesisht sepse socializmi marksist synonte ‘thjeshtësinë’ në ndërtesa. Mirëpo, këtë të vërtetë nuk po e dëgjojmë nga inxhinierët tanë, siç nuk po dëgjojmë shumë të tjera që janë përmendur dhe shqyrtuar këtu! Hamendësisht, sepse kanë dije të pjesshme, kryesisht sepse janë përfshirë në politikat reaksionare të pushtetit politik ku jo vetëm që nuk zhvillojnë dije të plotë por as edhe kanë krijuar ndonjë risi: sepse risitë burojnë nga dija e plotë e një disipline.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA